Receta

Gatime nga zonja Albana,Trahana me qepë të kaurdisur

7 Tetor 2021, 10:53| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 10:54

  • Share

Trahana me qepë të kaurdisur

Përbërësit:

80 gr trahana

400 ml ujë

1 qepë

Vaj ulliri

Kripë, piper

Spec i kuq

Djathë

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zverdhet. Më pas shtojmë ujë që të zbutet.

Trahananë e kemi lenë të zbutet për 1 orë në ujë. E përziejmë me qepën dhe e lemë të vlohet pasi kemi shtuar kripën, piperin dhe specin e kuq.

Presim bukën në kubikë (mirë është që buka të jetë pak e ndenjur ) e shtojmë në trahana së bashku me djathin e thërrmuar  dhe e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?