Gatime nga zonja Lefteri, Embëlsirë me mjaltë dhe shërbet

27 Janar 2022, 11:56| Përditesimi: 27 Janar 2022, 12:05

  • Share

Embëlsirë me mjaltë      

Përbërësit:

500 gr miell

200 gr sheqer

 3 lugë gjelle mjaltë

 3 kokrra vezë

1 pako fryrës

150 gr arra të shtypura,

150 gr gjalpë,

1 paketë vanilje

250 ml qumësht               

Shurupi

500 gr sheqer

 600 ml ujë

cipa limoni

Përgatitja:

Në një tas hedhim 3 kokrra vezë dhe 200 gr shqer dhe i përziejmë me mikser derisa të bëhet nje masë e holllë dhe shqeri të jetë tretur plotësisht. Më pas hedhim pak mjalt, qumësht I pako fryrës dhe gjalpin dhe I përziejmë sërish, shtojmë miellin nga pak, i përziejmë derisa masa e përftuar të jetë në trashësi mesatare. Në fund shtojmë arrat që i kemi coptuar më parë, I përziejmë sërish dhe në një tavë, të cilën e kemi lyer me gjalp hedhim masën e përftur dhe e fusim në furrë për tu pjekur. Ndërkohë përgatisim shurupin, ku në një tenxhere hedhim 100 ml ujë dhe 500 gr sheqer si dhe disa cipa limoni që shurupi të mos na mbetet me grimca sheqeri. Pasi të kemi përftuar masën e shurupit, presim që ëmbëlsira të jetë ftohur dhe shërbeti të mos jet shumë I ngrohtë dhe ia hedhim sipër. Më pas presim disa orë që ëmëbslira të bëhet e butë dhe më pas është gati për tu servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?