ITALI - Rino Gattuso është në “pole position” për rolin e trajnerit të kombëtares së Italisë. Pas refuzimit të Ranierit, ishte Pioli që dukej më pranë, por në orët e fundit vlerësimi për ish-trajnerin e Milanit ka rënë sepse ai është i lidhur me një rikthim te Fiorentina.
Në këtë pikë, për Gravinën dhe drejtorët e Federatës (FIGC) ka ardhur koha për të reflektuar. FIGC i ka dhënë vetes 48 orë për të zgjedhur emrin për të zëvendësuar Spallettin, me De Rossin që mbetet midis kandidatëve, por aktualisht më larg Gattusos. Në orët e fundit ka pasur kontaktet e para midis FIGC dhe Gattusos. Karakteristikat tani janë të qarta, një trajner që nuk është i fiksuar pas taktikave dhe ka gjykim të shëndoshë.
Sidoqoftë është e vështirë të gjesh një emër të besueshëm. Ancelotti dhe Allegri, njerëzit e përsosur për rolin, tashmë kanë zgjedhur Brazilin dhe Milanin.
Roberto Mancini do të mbetej një zgjedhje optimale, por marrëdhëniet me Gravinën sigurisht që nuk janë idilike pas lamtumirës së tij me ekipin kombëtar. Trajneri i Euro 2020 praktikisht u vetënominua ditët e fundit. Ai deklaroi se pendohej për zgjedhjen e tij dhe se, nëse do të mund të kthehej pas, do të kishte vazhduar të drejtonte të kaltrit.
Zgjedhja e Mancinit është shumë e mirëpritur për të gjithë mjedisin, i cili e sheh atë si kandidatin ideal. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për senatorët e ekipit, të cilët do të ishin entuziastë për kthimin e ish-trajnerit.
Por presidenti do të duhej të bindej, pasi nuk mund ta durojë zgjedhjen e ish-trajnerit të larguar nga ekipi kombëtar në gusht 2023. Një tjetër emër që lakohet është edhe ai i Fabio Cannavaros.
Komente
