Përqafim mes Donnarummës dhe Gattusos te Milani

Sport

Gattuso telefonon Donnarummën dhe i rikthen besimin, e konfirmon si kapitenin e kombëtares italiane

14 Gusht, 14:17| Përditesimi: 14 Gusht, 14:19

  • Share

Gianluigi Donnarumma është në kërkim të një ekipi të ri. Në Itali tregojnë se i vetmi klub që ka bërë lëvizje konkrete për portierin deri më tani është Manchester City i Guardiolës. Një marrëveshje bazë është arritur tashmë me "Qytetarët" në lidhje me pagën e tij.

Asnjë ulje e pagës së tij nga të paktën 12 milionë euro neto në sezon, të cilat ai i fiton në Paris, por edhe (falë bonuseve dhe shpërblimeve) një rritje e lehtë. Megjithatë, së pari Ederson duhet të largohet, pasi është lidhur me Galatasaray për 10 milionë euro plus disa bonuse.

PSG kërkon 50 milionë euro

Ndërkohë, Paris Saint Germain kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë gardianin, i cili mund të bjerë në 35 milionë euro në ditët në vijim. Kjo është padyshim një shifër më e arsyeshme për dikë që ka edhe një sezon kontratë dhe do lihet në stol pas përplasjeve me klubin për rinovimin.

Besimi i Gattusos

Midis shumë personave që kontaktuan portierin pas njoftimit surprizë të klubit francez për ta larguar ishte edhe trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, i cili vizitoi Udinesen dje dhe më pas mori pjesë në Superkupën e UEFA-s në stadiumin 'Friuli'.

Gattuso konfirmoi besimin e tij të plotë dhe shiritin e kapitenit për Donnarummën. Edhe në skenarin më të keq, që do të thoshte se ai do të duhej të kalonte kohë i ndarë nga PSG dhe të stërvitej i vetëm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?