Foto ilustruese

Kronikë

Lëndë kancerogjene në akulloret e firmave të njohura, bllokohet në disa shtete qarkullimi i tyre! AKU paralajmëron masa edhe në Shqipëri

12 Gusht 2021, 20:07| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 11:32

  • Share

Një alarm është dhënë nga disa vende evropiane, për prezencën e një lënde toksike në akulloret e prodhurara nga kompani të mëdha që tregtojnë edhe në vendin tonë. Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro i kanë ndaluar këto produkte të tregtohen.

Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian .

Duke qenë se këto marka tregtojnë produkte edhe në vendin tonë, AKU është sinjalizuar nga institucione ndërkombëtare për këtë problem dhe ka paralajmëruar se do të marrë masa. Nesër pritet një deklaratë nga AKU ku bën me dije masat që ka marrë.

Të gjithë konsumatorët që kanë një nga këto produkte në shtëpi të përmbahen nga konsumimi i tyre deri në sqarimin e të vërtetës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?