Në Shqipëri heronjtë dhe dëshmorët kanë halle si në këtë jetë ashtu edhe në atë tjetrën! E tillë ishte edhe Heroina e shqiptarëve Qerime Radisheva, e njohur më shumë si Shote Galica. Sakrificat, lufta për liri ndaj serbit, familja me Azemin, largimi i Shote Galicës nga jeta prej skamjes apo urisë duke u lënë e papërfillur nga autoritet shqiptare të kohës.
Sonte në Esencë, artisti Gazmend Leka i bëri thirrje autoriteteve shqiptare dhe kosovare që eshtrat e Shote Galicës, aktualisht të varrosura në Krujë, të zhvendosen në Drenicë pranë varrit të Azem Galicës. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit simbolik të çiftit legjendar, duke i cilësuar si figurë të vetme heroike, ashtu si çiftet e famshme historike si Romeo dhe Zhuljeta. Leka përmendi gjithashtu kushtet e mjerueshme të varrit të Shotës dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në luftë, me mbi 40 beteja, duke kërkuar nderimin e merituar për të. Të gjitha këto i sjell në studio studiuesi, artisti dhe profesori Gazmend Leka. Emisioni Esencë me Eljan Taninin shfaqet çdo të premte, ora 21:00 në Report Tv.
Eljan Tanini: -Miq dhe armiq, Gazmend Leka, Artist, piktor, një nga mendjet më të ndritura të shqiptarisë së sotme është bujtësi mbrëmjes së sotme. Do të komentojmë, reflektojmë rolin e heroit dhe dëshmorit në shoqërinë tonë duke nisur nga Shota dhe Azem Galica. Shote Galica është heroinë apo dëshmore?
Gazmend Leka: -Azemi dhe Shote Galica janë heronjtë e shqiptarisë, as të Kosovës e as të Shqipërisë, ata trokasin në shpirtin tonë. Esenca e Kosovës është Zogu Feniks, unë nuk di një trevë ose një krahinë ku ata rrafshohen totalisht nga lufta dhe ringrihen menjëherë.
Feniksi shpesh herë ngatërrohet me shqiponjën, shqiptarët e Kosovës janë si Anteu, nuk lëvizin nga toka.
Azemi dhe Shota kanë qenë por edhe kanë luftuar bashkë, si gishti me thoin, ata kanë histori me shumë dhembje.
Shota dhe Azemi janë njohur në odën e burrave, sepse Shota rrinte atje pranë babës që e vogël, askush nuk i thoshte largohu, babai i thërriste me përkëdheli “shotë”, sepse shota është rosa.
Kur leu Shota, ajo lindi pas 6 çunave, baba i saj shtiu me pushkë në ditën e lindjes së Qerimesë.
Nga martesa me Azemin ajo nuk gëzoi shumë, ajo donte të luftonte maleve me burrin e saj, por në male gruaja ka shumë probleme.
Ajo ishte luftëtare, maleve lindi një djalë, ai vdiq. Prej kësaj kohe ajo nuk donte të ishte më mëmë, Shota i dha leje Azemit të martohej.
Azemi me gruan tjetër bënë një djalë, ai vdiq. Më pas lindi vajzë, Azemine u quajt. Nëse do të qe djal do të quhej Azem.
Ata krijuan Shqipërinë e vogël, Azemi ka bërë rreth 60 luftime, Shota rreth 40.
Fotoja e famshme e tyre është bërë në studion e Marubit, sepse ata shpesh herë zbrisnin në Shkodër. Shota duket si një Giocond-ë.
Shote Galicën e kanë trajtuar shumë mirë në Shqipëri dhe Kosovë nga ana literaturës dhe të tjera
Kur Azem Galica merr një plumb në krah reziston, kur merr tjetër në pjesën e barkut ai paralizohet.
I gjejnë një shpellë për ta fshehur, askush nuk shkonte dot atje, ajo ishte shumë e thellë, rreth 73 metra e thellë.
Një mësues pas shumë vitesh zbriti në shpellë me litarë, edhe ai vetë që zbriti atje e pësoi.
Familja e Shotës dhe Azemit u shua, varri i Azemit me trupin e tij gjendet pranë kullës së tyre, e Shotës jo.
Shota kur u vra Azemi u bë kryetare e çetës.
Shota vjen pranë Fushë Krujës për të jetuar, i presin gishtin nga lufta, jeton në varfëri të madhe, shtrohet në spital dhe atje nuk e ndihmojnë. Më pas kthehet në Derven dhe jeton atje.
Shota nga varfëria e madhe shet kalin e Azemit, ai dhe trimat mbanin kuaj të shpejtë në raste rreziku.
Shota i dërgoi një letër Ahmet Zogut se kush ishte, e shoqja e kujt ishte, ishte atje me katër vocërakë etj… Ajo ishte në gjendje kritike për jetën, u bë kockë e lëkurë, vdiq nga uria. Ky është fati tragjik i heroit.
Shotës iu ndërtua edhe një përmendore para viteve 90 nga Kristaq Rama, iu bë varri monumental, i është bërë dramë, këngë, pulla, film, çmim, emër rrugësh, sot nuk është bërë asgjë.
Shota ishte Nusja e Maleve, janë bërë shumë peticione që eshtrat e saj të shkonin pranë Azemit.
Ime shoqe më tha një ditë në lidhje me këtë temë se mbase eshtrat e saj nuk i kanë lëvizur për shkak të fesë, atje ku vdiq, atje duhet të jetë varri i saj, mbase!
Qeveritë tona kur mblidhen, duhet të merren edhe me këtë gjë, të flasin edhe për këto fakte
Heroi vdes edhe në shtrat, Azemi vdiq në luftë dhe është dëshmor.
Dëshmorët në përgjithësi janë maja.
Ata janë ndër heronjtë më të mëdhenj tanët, Shota dhe Azemi.
Kur francezët e panë foton e Shotës thanë se ajo është Jeanne d’Ar shqiptare, sepse edhe Jeanne ishte virgjëreshë, ishte 18 vjeçe në historinë e saj.
Këta njerëz bëjnë pjesë në konstalacionin e madh të qiellit tonë, ajo ishtë farëza e një Shqipërie të lirë.
Eljan Tanini: -Gabriel Garcia Marquez thotë se njeriu ka 3 jetë, atë publike, private dhe atë sekrete.
Gazmend Leka: -Heronjtë sjellin gjithmonë një dritë diku. Maji është muaj i mbarsur, 1 Maj i punës, 5 Maj dita e dëshmorëve, dhe 9 maj i Evropës dhe dita kundër nazifashizmit.
1 Maj, nisja e muajt Maj është mitologjik, është shumë i lidhur edhe me Hitlerin, 30 prilli kur në mitologjinë kelte konsiderohet si dita e flakës së kuqe, dita kur është pastruar e keqja, ëndrra e keqe.
Mbaj mend kur nënat tona e lyenin shtëpinë me gëlqere brenda datës 30 prill, thonin se hoqëm të gjitha insektet e shtëpisë por hoqëm edhe syrin e keq apo edhe shpirtin e keq.
5 Maj është festa e dëshmorëve, jo e heronjëve, si 8 marsi me gruan dhe nënën. Heroi ka lidhje me 28 Nëntorin.
5 Maj ka lidhje me Qemal Stafën, Drita Kosturi thotë se atë ditë kur u vra Qemal Stafa ai po lexonte Manzoni-n qe kish shkruar për vdekjen e Napoleonit më 5 Maj, Manzoni 5 Maggio Napoleon Bonaparte.
Në historinë tonë të re ka pasur shumë SHOTA që kanë dalë malit për këtë vend.
Eljan Tanini: -Si ju duket fakti se në varrezat tona të dëshmorëve gjen Azem Hajdarin apo ndonjë personazh tjetër nga demokracia?
Gazmend Leka: -Është mirë kur njeriu nderon ata që sakrifikuan jetën për ata që kanë ndërruar jetë për vendin. Përplasja politike për dëshmorët infekton.
Për shumë vende nuk lëvizet guri i themelit, disa personazhe duhen verifikuar.
Nga 365 ditë një ditë duhet tia kushtosh dëshmorëve, ai vend, varreza e atyre njerëzve është kisha dhe xhamia jonë.
Heronjtë e rinj nuk mund të vihen kollaj atje ku do partia, nuk mund të varrosen pa filtra.
Komente

JAM NJË NDJEKËS I EMISIONIT TUAJPOR KY I DT 2 /5/2025 ISHTE NJË I VEÇANTË NË VEÇANTI NGA GAZI.TË LUMTË GAZI JE ME KËMBË NË TOKË.KJO JU NDERON.
Përgjigju