Kosova & Rajoni

Gaz lotësjellës dhe vezë në parlamentin serb, ​Kamberi publikon videon: Bërnabiç po insiston të mbahet seanca

4 Mars, 14:59| Përditesimi: 4 Mars, 15:08

  • Share

1741097182_parlamentiserb.jpg

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka postuar videon ku opozita me gaz lotësjellës dhe vezë po tenton të pengojë mbajtjen e seancës plenare. Ndërkohë, kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiç po insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës.

Një incident ndodhi sot në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.

Kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.


Lajmi kryesor:

Tym e flakë në parlamentin e Serbisë, ligjvënësit sherr me grushta, plagosen 3 deputete, njëra 8 muajshe shtatzënë (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?