Pesë ushtarë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga një pajisje shpërthyese në Beit Hanun në veri të Gazës, njoftuan sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke cituar mediat shtetërore. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, kur një patrullë këmbësore nga nga Batalioni Netzah Yehuda po kalonte qytetin Beit Hanoun.
Militantët hapën gjithashtu zjarr ndaj ushtarëve teksa po evakuonin kolegët e plagosur.
"Ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë e vendosur në anë të një rruge pak pas orës 22:00 (19:00 GMT) të hënën, gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ushtarët po vepronin në këmbë dhe nuk ndodheshin brenda një automjeti", u njoftua përmes Radios së Ushtrisë Izraelite.
Ushtarët vdiqën afërsisht dy javë pasi Izraeli raportoi një nga ditët më vdekjeprurëse në muajt e fundit në Gaza, kur shtatë ushtarë u vranë kur një sulmues palestinez i bashkëngjiti një bombë automjetit të tyre të blinduar.
Boshllëqet në bisedimet për armëpushim në Gaza që po zhvillohen në Katar midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas mund të mbushen, por mund të duhen më shumë se disa ditë për të arritur një marrëveshje, thanë zyrtarët izraelitë për Reuters. Përpjekjet e reja nga ndërmjetësuesit e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për të ndaluar luftimet në enklavën e goditur kanë fituar ritëm që nga e diela, kur palët ndërluftuese filluan bisedimet indirekte në Doha dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u nis për në Uashington.
Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës vazhduan këtë mëngjes në Doha të Katarit, sipas një burimi palestinez pranë bisedimeve. "Diskutimet janë ende të përqendruara në mekanizmat e zbatimit të një marrëveshjeje armëpushimi, në veçanti në klauzolat që lidhen me tërheqjen e ushtrisë izraelite dhe ndihmën humanitare" për territorin palestinez, tha burimi për AFP-në.
Komente

Paçin kemben e mbare
PërgjigjuMarrshi sa me shume shoke me vete
Përgjigju