Shtëpia e Bardhë thotë se Izraeli e ka firmosur propozimin për armëpushim në Gaza. Zëdhënësja e SHBA-së shpjegoi se pas firmosjes nga Izraeli, drafti i është dërguar Hamasit, i cili deri më tani nuk e ka firmosur ende propozimin, duke mohuar raportimet mediatike.
Në një njoftim në media thuhet së në stacionit Al Aqsa të Hamasit, ku është mohuar firmosja e propozimit për armëpushim. Drafti parashikon lirimin e 10 pengjeve izraelite dhe një armëpushim 60-ditor. Sipas mediave Hamasi ka thënë së fundmi, 'Jo' për armëpushimin.
Çfarë përfshihet në propozimin e fundit?
Ëitkoff nuk e ka bërë publike përmbajtjen e plotë të propozimit të fundit, por një zyrtar i Hamasit dhe një zyrtar egjiptian konfirmuan në mënyrë të pavarur disa nga detajet. Ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar bisedimet delikate. Sipas tyre, propozimi parashikon:
një pauzë 60-ditore në luftime;
garanci për negociata serioze që çojnë në një armëpushim afatgjatë;
siguri se Izraeli nuk do të rifillojë armiqësitë pas lirimit të pengjeve, siç ndodhi në mars kur armëpushimi i mëparshëm u prish.
Hamasi do të lirojë 10 pengje të gjalla dhe një numër trupash gjatë pauzës 60-ditore, në këmbim të më shumë se 1,100 palestinezëve të burgosur nga Izraeli, përfshirë 100 që vuajnë dënime të gjata për sulme vdekjeprurëse. Çdo ditë, qindra kamionë me ushqime dhe ndihma humanitare do të lejohen të hyjnë në Gaza, ku ekspertët thonë se një bllokadë izraelite gati tre mujore e ka çuar pjesën më të madhe të popullsisë në prag të urisë.
Çfarë duan Izraeli dhe Hamasi?
Bindja e të dyja palëve për një marrëveshje ka qenë e vështirë, pasi Izraeli dhe Hamasi kanë qëndrime të ndryshme në disa çështje kyçe. Hamasi këmbëngul në:
një armëpushim të qëndrueshëm,
tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza,
dhe një rritje të ndihmës humanitare.
Megjithatë, Izraeli i ka hedhur poshtë vazhdimisht këto kërkesa, duke thënë se do të pranonte vetëm pauza të përkohshme në luftime për të lehtësuar lirimin e pengjeve, dhe se qëllimi i tij përfundimtar është shkatërrimi total i Hamasit.
Hamasi ende mban 58 pengje, rreth një e treta e të cilëve besohet se janë ende gjallë. Netanyahu ka këmbëngulur gjithashtu që Izraeli do të vendosë një “kontroll sigurie” të pacaktuar mbi Gazën dhe do të lehtësojë atë që ai e quan emigrim vullnetar të pjesës më të madhe të popullsisë së saj.
Palestinezët dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare kanë hedhur poshtë planet për të zhvendosur popullsinë e Gazës, një veprim që ekspertët thonë se ka gjasa të shkelë ligjin ndërkombëtar. Hamasi ka deklaruar se do të lirojë vetëm pengjet e mbetura monedhën e vetme negociuese në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë. Ai ka ofruar gjithashtu që pushteti t’i dorëzohet një komiteti palestinezësh politikisht të pavarur, që do të mbikëqyrte rindërtimin e enklavës.
Komente

Nji armepushim qesharak nga Amerikanet qe financon zhdukjen e popullit te gazes dhe flasin per nji armepushim si ju pelqen atyre por jo popullit,pse OKB nuk theret nji gje te tille nese Izraeli nuk bje dakorde le ta largojne si anetare i OKB,s e gjith bota flet per Ukrainen dhe askush per vrasjen e femijve dhe Grave pra Fashistet nuk duan ta ndalin Gjenocidin qe po ndodhe ne Gaza.
Përgjigju