Bota

Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë

30 Dhjetor 2024, 15:33| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 15:44

  • Share

Joma dhe Ali al Batran dy foshnja binjake 1 muajshe ndërruan jetë për shkak të të ftohtit. Burime nga autoritetet mjekësore palestineze e dhanë lajmin këtë mëngjes dhe këtë e konfirmoi edhe babai i tyre për agjencinë e lajmeve Wafa, i cili dje ka treguar fotografinë e binjakut të parë të pajetë dhe sot i tregon botës edhe atë të foshnjës së dytë.

Me binjakët, të lindur para kohe një muaj më parë, numri i të porsalindurve të raportuar nga mjekët e Gazës që kanë vdekur nga hipotermia në Rrip ditët e fundit shkon në gjashtë.

Drejtori i një qendre mjekësore urgjente në veri të Gazës, Muhamed Abu Afash, thotë se fëmijët "që vdesin çdo ditë kanë vuajtur nga të ftohtit intensiv i kësaj periudhe, por edhe nga mungesa e ushqimit, qumështit, rrobave të ngrohta dhe batanijeve.

Javën e kaluar ishte Sila, foshnja e vogël, historia e së cilës tronditi botën pasi ajo ngriu në krahët e të atit. Babai i binjakëve ka përsëritur që dje se në çadrën e tij në kampin e refugjatëve në Deir, ka lagështirë dhe ftohtë dhe era fryn fortë.

Tenda ku binjakët nuk i rezistuan të ftohtit kishte vetëm katër batanije për tetë persona.

Rastet e foshnjave që kanë ndërruar jetë javën e fundit, me të ftohtin që i shtohet bombave dhe predhave si kërcënim për jetën, shtojnë akoma më tej bilancin total të prodhura nga lufta dhe pasojat e saj në Gaza, ku që prej fillimit të konfliktit dhe sulmeve të izraelit, ministria e shëndëtësise palestineze thotë se kanë humbur jetën mbi 45500 persona, mes të cilëve 12 mijë raportohen të kenë qenë fëmijë,

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?