IDF ka shkatërruar dhjetëra mijëra artikuj me ndihmë humanitare, duke përfshirë sasi të mëdha ushqimesh të destinuara për banorët e Gazës.
Shkak është bërë skadimi i tyre, pasi kanë mbetur në pritje për javë të tëra në anën palestineze të pikës kufitare Kerem Shalom.
Sasia e furnizimeve të shkatërruara vlerësohet në mbi 70 kamionë.
Në pritje për t’u shpërndarë janë gjithashtu mijëra pako, të cilat nëse nuk transferohen në Gaza, do të duhet të asgjësohen në kushtet kur temperaturat janë shumë të larta.
Lajmi për shkatërrimin e ndihmave vjen ndërsa kriza humanitare në Gaza përkeqësohet çdo ditë, me dhjetëra njerëz që vdesin nga uria.
Komente
