Foto nga Gaza

Bota

Gaza, 35 të vrarë palestinez pranë një qendre ndihmash/ Ushtria izraelite: U afruan në mënyrë kërcënuese, jemi në zonë lufte

8 Qershor, 15:29| Përditesimi: 8 Qershor, 17:38

  • Share

35 palestinezë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri izraelite në incidentin e fundit vdekjeprurës pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Gazën jugore. Sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi njerëzit ishin mbledhur për të mbledhur furnizime ushqimore kur filluan të shtënat. Palestinezët po i cilësojnë vendet e shpërndarjes së ndihmave si “një kurth”

30-vjeçari Adham Dahman i cili ndodhej në Spitalin Nasser me një fashë në mjekër, tha se një tank kishte qëlluar drejt tyre.

“Nuk dinim si të shpëtonim”, i tha ai AP-së.

“Ky është një kurth për ne, jo ndihmë.”

Ndërkaq ushtria izraelite tha se qëlloi me të shtëna paralajmëruese ndaj të dyshuarve që iu afruan atyre në një mënyrë kërcënuese, duke shtuar se u kishin thënë banorëve të Gazës se zona ishte një zonë aktive luftimesh gjatë orëve të natës.

Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, i cili drejton qendrën, thotë se ka ndaluar operacionet e tij për t'u përballur me mbipopullimin dhe për të përmirësuar sigurinë.

Por njerëzit janë mbledhur pothuajse çdo ditë në një rrethrrotullim në buzë të një zone ushtarake izraelite, përmes së cilës duhet të kalojnë për të arritur në vendin e ndihmës.

Përtej qëndrimeve të ndryshme të palëve në konflikt, incidenti i ri me siguri do të forcojë kritikat ndërkombëtare ndaj modelit të ri të shpërndarjes së ndihmave në Gaza.

H.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?