Bota

Gaza, palestinezët kapërcejnë dhe shtyjnë njëri-tjetrin për të marrë bukë (VIDEO)

23 Maj, 22:49| Përditesimi: 23 Maj, 22:52

  • Share

Në rrjetet sociale të Gazës, përdoruesit kanë publikuar video ku shihen qindra palestinezë të grumbulluar para një furre buke në kampin e refugjatëve Nuseirat, teksa po shpërndahej bukë për herë të parë pas javësh.

Këtë javë, Izraeli ka lejuar hyrjen e disa qindra kamionëve ndihmash me ushqime për fëmijë, miell për furrat e bukës dhe barna.

Programi Botëror i Ushqimit, i cili menaxhon disa prej këtyre furrave, konfirmoi në fillim të javës se disa nga qendrat e tij në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës janë rihapur.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?