Pamje nga vendngjarja

Bota

Gaza/ Po përpiqeshin të merrnin ndihmat, ballkoni shembet dhe zë poshtë disa palestinezë (VIDEO)

8 Gusht, 20:21| Përditesimi: 8 Gusht, 20:25

  • Share

Një ballkon u shemb në qytetin e Gazës ndërsa dhjetëra palestinezë që nxitonin të merrnin ndihmat humanitare të hedhura nga një avion dhe mbetën të bllokuar në çatinë e një restoranti. Disa persona u plagosën.

Videoja tregon një pako ndihmash të hedhur me parashutë në qytetin e Gazës. Megjithatë, parashuta u ngec në çatinë e një ndërtese dhe pakoja ra në një ballkon mbi një restorant. Menjëherë, dhjetëra palestinezë filluan të vraponin drejt vendit, me një turmë të madhe të mbledhur në ballkon dhe më shumë se një duzinë që ngjiteshin mbi të, duke u përpjekur me dëshpërim të merrnin kuti me ndihma nga pakoja.

Ballkoni filloi të përkulej nën peshën e njerëzve, përpara se të shembej papritur mbi disa nga njerëzit e mbledhur poshtë. Nuk është e qartë se sa persona u plagosën në incident.

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?