“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump.”
Me këto fjalë nis denoncimin e saj gazeta më e madhe e Austrisë “Kronen Zeitung”, e cila zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”.
Historia e një denoncuesi që kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi një aferë të Presidentit Shqiptar, Ilir Meta.
Sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.
“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.
Gazeta e njohur denoncon edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi:
“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.
Artikulli i plotë:
Lotët rrjedhin nëpër faqe, duart dridhen, zëri meket. Frika e një denoncuesi ndaj autoriteteve shqiptare është e dukshme gjatë një takimi me “Krone” në një vend sekret.
Çfarë ka ndodhur? Denoncuesi iku në Austri për shkak të akuzave dhe frikës së një atentati. Aty ku tani duhet të kishte marrë statusin e mbrojtjes. Ai mund të trondisë mjedisin politik shqiptar.
Ajo që tregon denoncuesi në prani të avokatëve të njohur të Vienës ju bën të uleni dhe të dëgjoni me vëmendje. Provat mund të tronditin peizazhin politik të Shqipërisë dhe të rrëzojnë askënd tjetër veç presidentit të Shqipërisë.
Ilir Meta (53 vjeç) ka mbajtur jo pak poste në karrierën e tij. Ai themeloi partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën e drejtoi deri në vitin 2017. Ai ka qenë kryetar i Parlamentit për disa vite dhe është President i Republikës që nga viti 2017. Që nga ajo kohë erdhën flukse parash, që dëshmitari kryesor i përshkroi si “thellësisht të korruptuara”.
Është e paqartë se kush e ka paguar udhëtimin në Uashington, sepse më 20 janar 2017, Meta ndau një foto të tij dhe një kolegu në inaugurimin e Donald Trump përballë Kapitolit në Uashington.
Ilir Meta dhe Petrit Vasili në ceremoninë e inaugurimit të Trump në 2017
Për të fituar akses në inaugurimin dhe zyrtarët republikanë, ata thuhet se lobuan me zell përmes një kompanie guaskë qipriote. Kostoja: 700,000 dollarë. Deri më sot, është e paqartë se kush ka paguar në të vërtetë për të. Vetë Meta pretendon se është ftuar nga republikanët. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën.
Pak javë para inaugurimit është lidhur një kontratë mes palës së LSI-së dhe avokatit, për pjesëmarrjen në inaugurim. Menjëherë pas kësaj, Meta u bë edhe president.
Operacione estetike të dyshimta për Zonjën e Parë:
Duke qenë se lobimi me pagesë është i vështirë për t’u pranuar në pozicionin e tij si President, kontrata u ndërpre, për të lidhur menjëherë një kontratë të re për “Dorelitën”, e cila nuk ka asnjë aktivitet biznesi. Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj.
Në çdo rast, akuzat rëndojnë dhe prezumimi i pafajësisë vlen për çiftin politik.
Artikulli i botuar në gazetën austriake për presidentin Meta
Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka një grup që ajo e quan ‘grupi i Vjenës’ që bashkë me pronarët e inceneratorëve kërkojnë të marrin azil në Vjenë.
“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron. P.S: Kryeministri që ulërit për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punonjës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohë KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”, ka shkruar Kryemadhi, edhe si një reagim ndaj shkrimit të publikuar sot gazetën më të madhe austriake e cila e konsideroi një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”.
Akuzat e publikuara sot në gazetën më të madhe të Austrisë për Ilir Metën, Presidenca i konsideron si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimin e ka bërë në Facebook, zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh. Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjësuese, që në prill të vitit 2018. Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake. Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore”, shkruan Blushi.
Dëshmitari i intervistuar nga gazeta austriake "Krone" përmendi emrin e një shoqërie offshore qipriote që akuzohet se ka paguar për llogari të Ilir Metës 700 mijë dollarë për lobim në SHBA. Emri i dëshmitarit ruhet anonim nga ana e gazetës, por nga një verifikim bërë nga Shqiptarja.com, zbulohet se shoqëria offshore ekziston me të vërtetë: ‘Dorelita Limited’, është kompania offshore nëpërmjet të cilës, Ilir Meta, sipas denoncimit të gazetës austriake, ka paguar 700.000 dollarë për lobim. Kompania rezulton me zyra në Qirpo, ndërsa data kur ka filluar aktivitetin e saj është 14 nëntor 2013. Sipas të dhënave të publikuar në faqen Open Corporates, aktivitetin e fundit kompania e ka pasur në prill të vitit 2021. Pikërisht në vitin 2017, vit në të cilin është bërë pagesa, rezulton që Dorelita Limited ka pasur një ndryshim të aksionerëve. Sekreti me të cilat autoritetet qipriote mbrojnë shoqëritë offshore, nuk lejon deri më tani të njihet identiteti i këtyre aksionerëve. Natyrisht një investigim dhe qartësim i situatës do të ishte më i lehtë për autoritete gjyqësore si SPAK.
Meta eshte nje cope budallai i pastazhionuar. Ca e vrisni kot mendjen. Ne kulmin e fuqise ne PS iku budalli dhe e hengri sapunin per ti hapur vendin Rames. Ne fakt ky edhe e nxiti meqe Nano e kishte targetuar me pare. Sa iku Nano fap e fshtolli karrigen vlla Rama. Opa gishtin te vendi Likja. Ne 2008 Rama shiti Gerdecin per Kushtetuten dhe shplau nanoistet e fundit ne PS. Mete trumpeta loste xhudo me musttaqen Legisi si palle. Do ta kishte menderosur edhe ne 2009, por mjeshtri i korrupsionit lsist, binjaku i Beqajt per nga tatikat, i ndjeri Prifti e coi ke Berisha. Aty mo i lojti fene. Skishte faj qe nga 2003 me dur ne xhepa pa kap nonje lek. Sapo i shkreti Prift beziti se spo kapte sa duhet, e peshkoi Toma rrugicave te Bllokut. Tome mjeshtri qe gjes, drek darke kok me kok me Ramen se helbete i pagonte dhe veren. Bukur e lujten filmin qe tja rrasnin sikur qe pune e Sales. Sigurisht e hengri sapunen prape budalli. E prishi hesapin me Salen dhe u ujdis me Ramen. Per arsye qe vete kokelopa i di, por kuptohet qe ra peshk fare ne karremin e Rames, e gelltiti presidentllekun. Pasi e la thate Rama antaresine e leshelise, ne mandatin e trete ja perlau me Nasip, Gledis e Koke qe benin be e rrufe ne teqe per Baba Meten. Tani Like ehe te kane rene pesha dhe dhembet. Qe ujk ukk mbetesh por ska qare qafa e trashe e Rames nga kafshimet e tua jo. Apo ska dhe allkanin amerikan rreth qafes qe jo ti por bashke me Sali i vini anash. Pls mos e ndaloni ju te redaksise qe te shohe Gon Gjekmarika a Gjekmarku se stilin e tij kam kopju.
PërgjigjuShume interesante historia. Na paska ik informatori ne Austri se nuk e mbron shteti ne Shqiperi. E bukur kjo. Vertet Meta eshte kreu i Shtetit po ai as te Mones nuk ka ne kontroll e jo me shtetin. Habi qe edhe shoku Van Dam Rama me polici e pune nuk e paska mbrojt dot informatorin. Po ce ne Austri xhanem? Te vazhdojme e shikojme si do veje seriali me i ri ne Shqiperi. Do ta kafshoje apo jo organizata kriminale rilindja organizaten kriminale leshelikja!
PërgjigjuHahaha. I modh me ket koment
Ambasada dhe D.A.SH mund te sqarojne si qendron e verteta e fteses,si i kane rregullat dhe sa e si qendron e verteta per lobimin ne kete rast.Normalisht ne ceremoni te tilla nje vend mund te perfaqesohet nga ambasadori i akredituar,por mund te ftohen dhe perfaqesues te rangut kryeminister e lart.Te shohim vazhdimin e kesaj historie.Personalisht,mendoj qe te shikoje inagurimin e Trump nuk ia vlente te shpenzoje as nje cent.Vete nuk e pashe ne TV,sepse isha ne pune,por edhe ritrasmetimet e pjese nga ceremonia qe u rishfaqen me vone,si kam pare asnjehere dhe nuk me vjen keq fare.
PërgjigjuSPAK nga SPAK eshte kthyer ne KAK
PërgjigjuPo vjen koha te hetohet vete SPAK, se kam pershtypjen se po tallin b.. me shtetin e opinionin publik…
PërgjigjuProblemi esht se te huajt kan te dhena per korrupsionin dhe mafian ku jan perfshir Berisha e Meta por drejtesia shqiptare nuk di asgje,nuk leviz asnje presje pasi SPAK esht i kapur nga mafia si gjith politika e ktij vendi
Përgjigjuky eshte ai qe mbase ikje nga president do ti futet politikes me nje vrrulle djaloshare besoheni me se ja vlen
PërgjigjuBravo mor ilir floriri Sikurse të ka pagëzu Sali Qafiri 700-çen me zë e figurë Ti nuk e pranove kurrë Prap 700-es nuk ju ndave Në ofshor këtë radhë e çove Fshihet tjetri në Austri Që mos përfundoj si Tani.
PërgjigjuMerreni Koke daullen dhe direkt per Rec te shkodres
PërgjigjuPse SPAK nuk e ka futur ne burg? Ndoshta SPAK eshte i shitur! Nuk ka mundesi qe SPAK te jete duke ndjekur nje strategji afatgjate hetimesh. Ata qe thone se strategjia e SPAK per te goditur ne fillim majtas, ndaj pushtetit socialist, dhe me vone ndaj opozites, per te treguar paanshmeri genjejn! Edhe ata qe mendojn se SPAK po krijon dosje per te gjitha aferat e medha te peshqeve te medhenj te politikes, para se ti godasi me gjithe akuzat e merituara, genjejn! Nuk duhet te keni besim as te SPAK dhe as te rraca e poshter shqiptare. KY VEND NUK BEHET. IKNI te gjithe ne emigrim! Sa keq me vjen per kete vend - mu keput zemra… Efharisto! Ju perqafoj nga zyra e sherbimit informativ ne Athine! (Me shume shkrime helmuese ju supaxhinjt e tjere se do ua nderpres rrogen!)
PërgjigjuILIR HALEJA E KA VENDIN NE BURG,,,,,POPULLI JA DI TE GJITHA VJEDHJET DHE KRIMET KETIJ MUTI....SPAKU TE FILLOJNE HETIMET PER ILIRIN ,,WALIU,,DHE MONIKEN..PTU.PTU..RRACE E KEQE....
PërgjigjuOre që hajduti Ilir Kak Meta është njeriu më i korruptuar e më fëlliqsira e Shqipris dihet. Po ku është drejtësi qelbësira ? ? ? Po çfar nuk ka bër Krimineli hajdut Ilir KAK Meta e prap ai vazhdon shikon e jeton me lekët e vjedhura nga Shqiptarët njerzit më të varfër të Evropës. Pra me një fjal ju vazhdoni bjerini gajdes se Iliri qesh thot fol me sumën se mua SMË bo dot com njeri. Pra me një fjal Shqipria është vën i mallkuar.
PërgjigjuKush mund ta kercenoje personin qe denoncoi kete skandal megatonesh ne Vjene? Mos eshte dora vete Ilir Meta?Si mund te beje gjera te tilla Ilir Meta e Kryemadhi,kur ata shquhen per "ndershmeri",per luften"kunder korrupsionit e kunder krimit"?Apo nuk e kemi pare Kryemadhin qe dergjet perpara dyerve te Spakut me dosje ne duar per te denoncuar krimet e korrupsionin e Edi Rames e te "krimineleve"te tjere te kampit socialsit dhe qe fatkeqesisht "i kane shpetuar" e nuk ka zbuluar si agjente kriminale qe eshte ndonje rast korrupsioni apo krimi te kryer nga kampi tjeter ,nga ai i LSI-se,PD-se,Republikaneve ,Cameve e te tjera parti me te cilat eshte ne aleance te ngushte (kuptohet dhe per korrupsion e berje poarash,se budallacka nuk eshte ajo...).Dhe Spaku me shpejtesi sketerre hap dosje e vepron pa nje pa dy.Helbete.Sepse ata jane personat "me te dashur te ketij vendi dhe mbi 90% e shqiptareve "i duan te pjekur" nga dashuria e madhe per ta?Po Mhill Fufin e Tomen kush u akuzua se kerkonte t'i vriste?Mos ishte po Ilir Metaj qe u akuzua dhe pastaj ceshtja u shmang...?Di gje SPAKU per keto shpifje kunder presidentit "me te mire" te te gjitha koheve dhe per te cilin Kraja deklaron se per te nuk ka asnje hetim e dosje?!Larg qofte,se po te kishte ndonje dosje do e zinin shumica e shqiptareve Krajen me Gure! Shyqyr qe nuk ka se Kraja na duhet per te pastruar politiken shqiptare nga kriminele e te korruptuar ,pervec engjejve Meta e Berisha! Suksese zoti Kraja e pushka top tu bete!
PërgjigjuGermoni sa te mundni per keta te paudhe,burre e grua, qe ne 24 korrik mos te arrij te vej ne vilen e Lalzit,po u hidhni prangat dhe i dergoni urgjent ne "hotelin" ne Hage,se burgjet shqiptare i blejne me flori e dalin me range rover hajdutet,drogmenet,kriminelet.
PërgjigjuUshqimi radhes per barktharet shqiptare... dhe ditet kalojne kalojne kalojne (gjebrea)
PërgjigjuNuk ka munci qe mona te ket ber nderhyje kirurgjikale .ska munciii ajo ka qen yll me bisht qe ne fillimet e saj
PërgjigjuLeter higjenike. Ku i keni provat? SPAK merret vetem me prova. Hahahaahahaahahah o spaaakkkkk
PërgjigjuKy lajmi duhet vene ne faqje te pare!
Përgjigju