“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të premten e 30 marsit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me miratimin e kodit të ri civil shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Kodi i ri civil shqiptar
Zyra e shtypit shqiptar botoi shkresën në vijim:
“Kodi i ri civil, i miratuar me entuziazëm nga Senati shqiptar, sapo është transmetuar për miratim në Presidencë.
Me miratimin e kodit civil, i cili, ndër të tjera, përfshin martesën civile, i jepet fund në Shqipëri pengesës së bashkimit të elementeve myslimane, katolike dhe ortodokse, gjë që do të ndihmojë shumë në çështjen e unitetit kombëtar shqiptar.
Kodet moderne të Shqipërisë, kodi penal me ndalimin e poligamisë dhe kodi aktual civil janë frymëzuar nga interesi dhe veprimtaria e presidentit, Ahmet Zogu.
Ata japin sigurinë për një të ardhme të lumtur për kombin shqiptar dhe janë dëshmi të reja të periudhës së madhe historike që po përjeton aktualisht Shqipëria, e bashkuar me kombet perëndimore jo vetëm nga traditat e saj historike dhe pozicioni i saj gjeografik, por edhe nga e njëjta etje për kulturë dhe civilizim (qytetërim).”