Fotoja në kopertinën e artikullit

Kronikë
Top 24

Gazeta greke “Kathimerini” jep alarmin: Po na “mbyt” hashashi i Shqipërisë. Zbulohen shifrat

17 Gusht 2018, 13:31| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 13:36

  • Share

Greqia alarmohet nga sasitë e drogës që vijnë nga Shqipëria. Të paktën kështu thuhet në një artikull të një prej gazetave më të mëdha greke “Kathimerini”. Gazeta ka nxjerrë shifrat që i referohen sasive të drogës së kapura në territorin e tyre, origjina e të cilave ishte nga Shqipëria.

“Kemi arritur të konfiskojmë sasi të madhe droge, kryesisht kanabis, e cila arriti 232%, në dy vitet e fundit. Pavarësisht zbulimit të vazhdueshëm dhe gjurmimit përgjatë kufirit greko-shqiptar, ka ende shumë volum dërgimi”, shkruan gazeta greke.

Referuar shkrimit, policia greke ka arritur në konkluzionin se tregtarët e drogës shfrytëzojnë kanalin mes Shqipërisë për dërgimin e saj në pjesën tjetër të Ballkanit, Evropës, nëpërmjet Italisë, madje edhe Turqisë.

Foto nga artikulli

Sipas shifrave për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2.7 ton hashash, ndërsa në 2017 u bllokuan ishte 9.2 ton. Ndërkohë, deri më tani për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotisë, ndërsa nga aksionet janë arrestuar 306 persona, kryesisht shqiptarë.

Komento

Komente

  • Eri: 17/08/2018 20:22

    Po këta korofillakët haruan prodhimin e mijra tonelata hashash nga ishulli KRETËS Provojeni të futeni aty pa e shifni te sëmës polici e ushtri E mos na cani bythen ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?