Bota

Gazeta “The Daily Mail” boton kabllograme të reja të ish-ambasadorit të Britanisë

15 Korrik 2019, 13:26| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 13:28

  • Share

Gazeta britanike “The Daily Mail” ka botuar kabllograme të reja të klasifikuara të ish-ambasadorit të Britanisë në Shtetet e Bashkuara Kim Darroch.

Në to zbulohet se ambasadori Darroch besonte se tërheqja e presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një "vandalizëm diplomatik" kundër paraardhësit të tij, Barak Obama.

Javën e kaluar, gazeta publikoi kabllograme të tjera të klasifikuara të ambasadorit Darroch rreth Presidentit Trump, ku diplomati britanik e përshkruante udhëheqësin e Shteteve të Bashkuara si një njeri "të paaftë", "të pasigurt" dhe "jokompetent" dhe administratën e tij si "jofunksionale".

Ambasadori Darroch dha dorëheqjen nga funksioni i tij të mërkurën pas rrjedhjes së infromacionit të kabllogrameve, të cilat u botuan në media dhe sulmit të zotit Trump në Twitter për këtë çështje.

Kabllogramet e ambasadorit britanik duhet të shiheshin vetëm nga ministrat kryesorë britanikë dhe nëpunësit civilë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?