Bota

Scoop i 'Washington Post': SHBA ka gënjyer për luftën në Afganistan, e përgjakshme dhe e shtrenjtë

10 Dhjetor 2019, 13:32| Përditesimi: 10 Dhjetor 2019, 16:42

  • Share

Gazeta “Washington Post” ka publikuar një raport të bazuar në dokumente konfidenciale të qeverisë amerikane, ku thuhet se tri administratat e Shtëpisë së Bardhë kishin mashtruar publikun për mangësitë dhe dështimet në luftën 18-vjeçare në Afganistan.

Raporti zbulon se lufta në të cilën janë vrarë 2.300 ushtarë amerikanë ka kushtuar gati 1 trilion dollarë.

Rreth 400 zyrtarë të përfshirë në këtë çështje, të cilët janë intervistuar në kuadër të raportit, kanë shfaqur kritika që përfshijnë: strategjinë gjithnjë në ndryshim të Uashingtonit në Afganistan, mangësi në zhvillimin e një force efektive luftarake afgane, dështime për të mposhtur talibanët si dhe për të luftuar korrupsionin në qeverinë afgane.

“Ne nuk po e kuptonim në thelb Afganistanin, nuk e dinim se çfarë po bënim”, tha Douglas Lute, një gjeneral i ushtrisë

Intervistat ishin pjesë e një projekti nga Inspektori Special i Përgjithshëm për Rindërtimin në Afganistan.

Midis 938 dhe 978 miliardë dollarë janë shpenzuar që nga viti 2001 në Afganistan nga Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, sipas Neta Craëford, një profesoreshë e shkencave politike dhe bashkë-udhëheqëse e Projektit të Kostove të Luftës në Universitetin Broën.

Sipas dokumenteve, asnjë llogari gjithëpërfshirëse e qeverisë amerikane për shpenzimet e luftës nuk është kryer.

Për më tepër, disa prej të intervistuarve thanë se statistikat në qendrën kryesore ushtarake në Kabul dhe në Shtëpinë e Bardhë ishin shtrembëruar për të dhënë përshtypjen se Shtetet e Bashkuara po fitonin luftën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?