Sport

'Gazetarët anglez më pyetën a i kam bërë detyrat e shtëpisë!' Nallbani, 17-vjeçari mitik që vendosi rekord në Wembley: Kur u kthyem në Shqipëri sigurimi na mbajti magnetofonat

27 Mars 2021, 11:56| Përditesimi: 27 Mars 2021, 14:19

  • Share

Blendi Nallbani është personi që sot e kësaj dite mban rekordin si portieri më i ri që ka luajtur në stadiumin mitik të Uemblit ku zhvillon ndeshje kombëtarja e Anglisë, me të cilën Shqipëria përballet të dielën në Air Albania për kualifikueset e Botërotit. Në 1989 ai ishte vetëm 17-vjeç dhe pavarësisht se përfaqësuesja kuqezi u mposht 5-0 nga ‘Tre Luanët’ bëri paraqitje mbreslënëse. Për Report Tv Nallbani thotë se pas ndeshjes gazetarët anglez ishin shumë kureshtarë për të, madje bënin edhe pyetje humoristike.

“Bënin pyetje ata jo sa vjeç je? A ke shkuar në shkollë? A ke bërë detyrat? Domethënë kishin homor anglez. Unë i jepja përgjigjje sipas mënyrës timë dhe doktorrri (që ishte edhe përklthyer) i fuste nga një llustër.”

Nallbani tregon se sapo kombëtarja zbriti në Londër një grup tifzoësh që ishin emigrant nga Kosova e pritën me flamuj. Gjithsesi pjestarët e Partisë Komuniste që e shoqëronin ekipin nuk i lanë futbollistët t’i përshëndesin.

“Sa kemi zbritur po na prisnin një grup tifozësh nga Kosova, emigrant, me flamura. Këto të sigurimit na thonin mos I përshëndesni, mos u afroni, ndërkohë këto po na prisnin. Kjo na krijoi emocione, por edhe frikë, pasi sigurimi nuk na lejonte asnjë lloj kontakti.”

Ish-portieri i Kombëtares ndalet edhe te goli i Demollarit në atë ndeshje që u anulua për pozicion jashtë loje. Sipas Nallbanit edhe vetë anglezët u shprehën se ai ishte i rregullt.

“E habitshme. Edhe pjestarët e klubit anglez thanë se ishte I rregullt, pasi komunikoi edhe doktorri. Nuk e dimë se si ia dha arbitrit që ta nulonte, me pretekstin se Ylli Shehu ishte te portieri, por që s’kishte lidhje fare. Çudia ndodhi.”

Nallbani tregon edhe momentin kur tentoi të shkëmbente bluzen me kolegun e tij anglez, Shilton, i cili në atë kohë ishte një portier me shumë emër.

“Unë e hoqa bluzën time se kisha dëshir ta shkëmbeja me të tijën. E dija çfarë më priste në Shqipëri sepse duhet të paguaja nja 2.500 lekë, por Shilton nuk më la. Hajde tha se je i vogël ti se ta jap unë. Madje më mori përkrahu dhe më mori te dhoma e tij.”

Përsa i përket ndeshjes të dielën Nallbani thotë se Kombëtarja ka ndryshuar shumë dhe ndaj kundërshtarëve si Anglia mund të marrë rezultat pozitiv.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?