Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se çfarë po bënte atje.
"Raketa bërthamore", tha ai, duke imituar lëshimin e një arme me krahun e tij.
Trump ishte i shoqëruar nga truprojat dhe persona të tjerë të stafit, përfshirë James McCrery, arkitektin e projektit të sallës së vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë prej 200 milionë dollarësh, informon media.
Duke iu referuar këtij projekti, ai tha gjithashtu:
"Është thjesht një mënyrë tjetër për të shpenzuar paratë e mia për vendin".
Shëtitja zgjati rreth 20 minuta. Është e mundur që Trump të ketë në mendje ndryshime të tjera arkitekturore për Shtëpinë e Bardhë.
Komente
