Gazetarët kërkojnë tërheqjen e paketës Anti-shpifje! Çipa ironizon Manjën: Neve na ndan lumturia (VIDEO)

10 Dhjetor 2019, 17:57| Përditesimi: 10 Dhjetor 2019, 18:11

  • Share

TIRANË- Kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa paraqiti prerë qëndrimin e Shoqatës së Gazetarëve kundër paketës anti-shpifje. Në seancën e parë të konsultimit publik në komisionin e Ligjeve, Cipa kërkoi që Kuvendi të tërheqë ndryshimet e bëra, pasi me anë të këtyre ndryshimeve i jepet AKEP-it dhe AMA-s kompetenca gjyqësore.

 “Organizatat e gazetarëve dhe një pjesë e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë  dy projektligjet e propozuara Kuvendit e prezantuar si paketë anti-shpifje. Organizatat vërejnë se dy projektligje i akordojnë AMA dhe AKEP kompetenca gati gjyqësore me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë. Këto organe edhe pse të pavarura sipas ligjit, nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura”, tha Çipa.

Por sipas deputetëve të mazhorancës, këto dy projektligje të njohur si paketa anti-shpifje nevojiten pasi shume portale janë anonimie dhe se këto projektligje tashmë janë përmirësuar me rekomandimet e OSBE.

“Nuk po bëjmë një ligj për të cenuar lirinë e medias dhe as vetë-rregullimin e këtij profesioni. Këtu bëhet fjalë për të drejtën e shprehjes që është e drejtë universal. Aty rrotullohemi të gjithë”, tha Manja.

Pas diskutimeve të shumta, Çipa ironizoi dhe deklaratën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili në fillim të seancës dëgjimore u shpreh i lumtur për këto ndryshime në ligj.

Manja: Janë dy projektligje që po i kushtojmë orë të pafundme diskutimi dhe jemi shumë të lumtur që e bëjmë këtë.

Çipa: Ju jeni të lumtur që janë këto dy projektligje, ne jemi të brengosur që janë. Neve na ndan lumturia.

Pas diskutimeve dhe me propozimet për ndryshime në disa nene anëtarët e komisionit ia kaluan me raport Komisionit përgjegjës, që është Komisioni për Edukimin dhe Informimin Publik. Paketa anti-shpifje e propozuar fillimisht nga kryeministri Rama ka krijuar vazhdimisht debate mes qeverisë dhe përfaqësuesve të mediave, pasi këta të fundit e quajnë cenim të lirisë së fjalës.

Ndërkohë, edhe OSBE ka bërë thirrje që këto dy projektligje të rishikohen.  Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar Qeverisë shqiptare rekomandimet për të rishikuar Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike. Sipas njoftimit të OSBE-së, kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi midis Zyrës së Përfaqësuesit dhe qeverisë gjatë përpilimit të legjislacionit.

Por çfarë parashikonin këto ndryshime?
Në draftin e plotë të siguruar më herët nga Shqiptarja.com përcaktoheshin 11 rregullat mbi të cilat duhet të funskiononte çdo media online, ose siç njihen si portale. Në rast të mos zbatimit të këtyre rregullave, media gjobitej nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë. Ndërkohë, përveç gjobave, ligji i ri parashikonte edhe mundësinë për mbylljen e portaleve nga 24 orë deri në një vit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 10/12/2019 19:42

    Pa media te lire nuk ka demokraci . Per Cipen kam respekt te vecante se eshte ne ate kategori gazetaresh qe pervec se eshte i afte profesionalizmin sht por dhe shume realist dhe i pa aneshem ne pergjithsi . Por kam pyetje per Cipen dhe gazetaret ne pergjithsi ; A jeni dakort qe fake news te vazhdoje pa u ndeshkuar ? A jeni dakort qe ne menyre mashtruese gazetari te denigrije figuren e qytetareve dhe personave publik ?

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 10/12/2019 18:28

    Aleksander çipa eshe njeri i ndershem,gazetar i ndershem,bir i nje babai lab besnik qe nuk e njeh shpifjen. Te ishte per Çipen ky ligj nuk do te kishte patur kurre draft antishoifje. Po ka me qindra gazetare ,paparace qe mezi s'presin te futen poshte fustaneve me kamera ,pergjues si babai i tyre shpifes Sali qe nuk la shtrat gruaje shqiptare pa perfolur sa here i doli perpara ne rrugen politike. A duhet nje ligj per keta shpifes,keta lehes qe bejne shantazh e vene gjoba ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?