Gazetari italian Massimo Giletti

Gazetarët me 2 ora nga 30 mijë euro në Shqipëri dhe Massimo Giletti... i vetëm në kërkim të lirisë së tij

24 Prill 2023, 22:47| Përditesimi: 24 Prill 2023, 22:51

  • Share

Tmerr!!! Unë kam neveri për gazetarët me dy ora! Kam neveri për shkëlqimin e tyre të rremë prej 30 mije eurosh! Unë kam neveri për gazetarët që si mision kane paradhomën e deputetit, ministrit, kryeministrit apo kryetarit te bashkisë. Kam neveri edhe për ata gazetare qe profesionin e kane kthyer ne opinionisto-analisto- gjitholloge ku e vërteta përdridhet sipas interesit momental. Kam neveri edhe per ata qe bëjnë gjoja si te pavarur, duke bere intelektualin "par excellence" nëpërmjet populizmit fals, gjoja me një shqetësim te thelle intelektual ne "momentum". O pika!!! Qe para viteve 90 kam qene nje ndjekës i thekur i televizioneve italiane. I përkas brezit qe u rrit me përpjekje te përditshme per ta ngritur sa me larte antenën e tv sepse ne këtë mënyrë para dhe pas programeve te TVSH dilte Rai Uno. Aty pashe për here te pare Sanremon, pashe për here te parë Celentanon dhe Battistin, aty mesova italishten. Aty njoha Maurizio Costanzon dhe Giovanni Minolin, e me pas Michele Santoron dhe Gad Larnerin. Pas viteve 90, kur antena nuk hynte me ne pune, aty pashe për here te pare Massimo Giletti. Massimo Giletti është gazetar prej 35 vitesh. Giletti nuk ka dy ora nga 30 mije euro.

Ai vesh te njëjtin kostum para kamerave, here- here harron te vere kollaren; jeton i vetëm, ne një shtëpi normale, pa salltanete. Giletti është një nga ata gazetare qe ja dedikoi jetën luftës kundër "Cosa Nostra". Reportazhet e tij ne skutat me te errëta te malavitës janë emblema te gazetarisë italiane. Ai ja dedikoi jetën demaskimit te krimit dhe korrupsionit; nuk beri kurrë kompromis me te vërteten. Për ketë arsye, Massimo Giletti, një dite te bukur rreth 10 vite me pare u përzu nga RAI - si nje " zevzek" qe nuk duhej pasur neper këmbë. Qe prej asaj kohe, Giletti e ndërtoi emisionin e tij "Non e l'arena" pranë një televizioni privat, Tv7. Pronari, Urbano Cairo, biznesmen i madh, president i klubit futbollit Torino, parashikoi ndershëm ne kontratën e Gilettit lirine e tij absolute ne kërkim te se vërtetës. Sot, ne Itali, ky emision përfaqëson një prej dritareve me te ndjekura dhe me te guximshme.

Për 6 vjet ky gazetar zhbiriloi deri tek skutat me te errëta te lidhjeve te mafies me shtetin. Ai duke pasur si udhërrëfyes Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ndërtoi një mori emisionesh deri ne zemër te mafies. "Abbattiamoli", një emision-reportazh rreth tre ore e gjysmë, mbi arrestimin e Toto Rinës dhe Bernardo Provenzanos, tronditi rende publikun italian me dyshimet e mëdha te bashkëpunimit te politikes mafies dhe shërbimeve sekrete. Ai arriti te rihape disa çështje shume delikate qe përfshinin "mendjet e rafinuara"- si i quante Giovani Falcone politikanet qe ishin bashkëpunëtoret e padukshëm te "Cosa Nostra".

Massimo Gilleti ka disa vite qe jeton nen eskorte sepse është i kërcënuar me jete nga mafia. Këto dite ai ne emision po zbërthente rastin e arrestimit te Padrinos se fundit te "Cosa Nostra", Matteo Messina Denaro, te arrestuar disa jave me pare. Te dielën tjetër Giletti lajmëroi spektatorët që se shpejti do bënte publike një foto te Silvio Berlusconit me vëllezërit Graviano, pupilot (vogëlushet) e Toto Riina. Të gjithë ne pritje!...Por emisioni i radhës me urdhër të pronarit te TV7 Urbano Cairo ndërpritet menjëherë. Arsyet ende nuk dihen!!!... Massimo Giletti edhe një here është i vetëm ne kërkim te lirisë së tij. Ai nuk ka dy ora nga 30 mije euro. Nuk ka bere kurrë reportazhe turistike ne favor te atyre qe paguajnë. Ai nuk jeton ne paradhomën e kryeministrit. Nuk dihet a voton majtas apo djathtas. Një gjë eshte e sigurte: Massimo Giletti vlen 1000 here me shume se Fontamaset fundërrina te veshur me Armani!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Studenti: 25/04/2023 20:08

    Këtë shkrim t'a lexoje "Fan Tomasi" i KLANIT....gjithollogu dhe servili klasik. I rroftë shkopi se trutë ja kanë ngrënë.

    Përgjigju
  • minushe: 25/04/2023 11:31

    me mire te beje nje shkrim per artistet dhe Teatrin Kombetar!

    Përgjigju
  • Doktoresha: 25/04/2023 10:48

    Une nuk di qe ne Shqiperi te di nje, qofte edhe nje, qe te jete gazetar i pavarur! Por ndoshta gabohem, nese po me thoni nje emer.

    Përgjigju
  • Dashi: 25/04/2023 06:11

    I ke ra kokes. Vetem gazetare profesioniste ne sherbim te popullit nuk jane keta si puna e Fevziut me shoke.

    Përgjigju
  • Anid: 25/04/2023 02:25

    Eshte e vertete se me ate guxim Giletti nuk dihet se ku do i dale fundi, po ndeshet me pushtete shume te forta pertej "Cosa Nostres"

    Përgjigju
  • Asllan: 24/04/2023 23:32

    Më pëlqyen 2 të vërteta: 1. Idealizmi dhe e vërteta janë në rrezik të vazhdueshëm dhe në vende me demokraci shumë më të hershme se e jona. 2. Fatkeqsisht politika, mafia dhe shtypi janë në mardhënie të fortë interesi e vështirë se mund ti ndash, ndaj idealizmi herët a vonë zbehet….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?