Gazetarët 'nën kthetrat' e COVID-19

23 Korrik 2020, 13:06| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 13:07

  • Share

Ankth, depresion dhe gjendje e paqëndrueshme emocionale. Janë këto shenjat që po shfaqin një numër i konsiderueshëm gazetarësh që raportojnë për COVID-19 në mbarë botën. Një hulumtim i realizuar nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë si dhe Universitetit të Torontos, përfshiu një sërë reporterësh, të cilëve iu bënë një varg pyetjesh lidhur me  punën e tyre, shëndetin mendor dhe shqetësimet që kanë përjetuar qershorin e këtij viti, gjatë një periudhe kur në njëfarë mënyrë, të gjitha vendet u prekën nga COVID-19.

Anketimi i kryer mbi një kampion prej 73 gazetarësh nga  organizata ndërkombëtare mediatike të cilët gjatë qershorit mbuluan lajmet e koronavirusit, tregoi se rreth 70% e tyre kishin pasur shqetësime psikologjike dhe 26% kishin shenja klinike ankthi të fortë që përfshijnë pagjumësinë, përqendrimin e ulët dhe lodhje shumë të madhe. Edhe gazetarëve me përvojë që punojnë për organizata të mëdha mediatike e të mirëfinancuara, shpesh u duhet të luftojnë për të përballuar kërkesat mbi raportimin e pandemisë.

Studimi u drejtua nga doctor Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Felloëship Journalist në Institutin Reuters.  Ai mbështetet në punën që ka bërë Feinstein mbi gjurmët që lë tek gazetarët raportimi për ngjarje ekstreme, duk përfshirë këtu sulmet terroriste të 11 shtatorit, luftën në Irak, krimin e organizuar në Meksikë, sulmin e al-Shabaab në qendrën tregtare Westgate në Kenia, etj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?