Pandemia globale ka çuar në rritje të shtypjes dhe sulmeve ndaj gazetarisë në të gjithë botën, u bë publik në një raport të botuar të martën nga Reporterët pa Kufij (RSF).
Raportimi edhe në lidhje me vetë pandeminë është kufizuar plotësisht ose pjesërisht në 73% të 180 vendeve të botës globin dhe disa vende kanë përdorur krizën për të forcuar kontrollin e tyre në media ndërsa të tjerët, përfshirë Gjermaninë, kanë parë një rritje të sulmeve ndaj gazetarëve.
Vendet në radhitjen e Gazetarëve pa Kufi, klasifikohen në ambiente “të mira”, “pak a shumë të mira”, "problematike", "të këqija" ose "shumë të këqija", për lirinë e shtypit dhe identifikohen përkatësisht me ngjyrë të bardhë, të verdhë, portokalli, të kuqe ose të zezë në hartën Botërore të Lirisë së Shtypit, ku vetëm 7% e vendeve për gazetarinë janë ambient shumë i mirë.
Vendet Nordike renditen të parat, ku Norvegjia për të dytin vit kryeson e ndjekur nga Finlanda dhe Suedia dhe Danimarka.
Vendi që ka zbritur nga klasifikimi "i mirë" në “pak a shumë të mirë” është Gjermania, në vendin e 13, pasi ka rënë dy vende, pasi gjatë këtij viti dhjetëra gazetarë të këtij vendi u sulmuan nga mbështetës të grupeve ekstremiste dhe atyre të teorive të konspiracionit gjatë protestave. Edhe në SHBA, ka pasur një rritje të konsideruar të sulmeve ndaj mediave rreth 400 dhe arrestime të gazetarëve 130 vitin e kaluar duke bërë që të renditet e 44.
Evropa regjistroi një përkeqësim të konsiderueshëm në treguesin e saj të "abuzimeve", me më shumë se dyfishin e akteve të dhunës në Bashkimin Evropian dhe Ballkan. Sulmet ndaj gazetarëve dhe arrestimeve arbitrare u rritën në Gjermani, Francë, Itali, Poloni e cila ka rënë dy vende, Greqia që ka rënë pesë vende, Serbia dhe Bullgari.
Shqipëria dhe Kosova radhiten mes vendeve “problematike”, ku vendi I jonë ka përmirësuar një vit nga viti i kaluar, në 2021 radhitet në vendin e 83-të nga 180 vende ndërsa Kosova ka pësuar një rënie prej 8 vendesh nga 70 vitin e kaluar, në 78 këtë vit.
Në Shqipëri theksohet si problematik Ligji për Anti-shpifjen dhe rritjen e presionit institucional dhe jo vetëm ndaj gazetarëve. Si problem parësor theksohet arrestimi i gazetarëve gjatë protestave të shumtë.
Maqedonia e Veriut ka fituar dy vende, nga 92 vitin e kaluar në 90 këtë vit.
Rusia është në vendin e 150, një më poshtë se vitin e kaluar, e nxitur kjo edhe nga situate pas arrestimit të Alexei Navalny. Kina, e cila vazhdon t’i përdorë censurën, mbikëqyrjen dhe nivelet e propagandës së në internet, në nivele të pashembullta, renditet e 177 mes 180 vendeve.
Në fund të listës ndodhen Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritrea.