Gazetari dhe shkrimtari amerikan Guy Lawson, tha se çështja e Gërdecit nuk mund të varroset dhe të harrohet.
Banorët e Gërdecit, sistemi i drejtësisë, shqiptarët, thotë ai, duhet ta dinë të vërtetën e Gërdecit.
“Padrejtësia ishte shumë e madhe dhe e di që ka pasur një efekt të tmerrshëm te shqiptaret, të kuptonin se ishin të pambrojtur, ndërsa diçka kaq e tmerrshme mund t'u ndodhte njerëzve të pafajshëm. Ndaj nuk mendoja që kjo çështje thjesht do të varrosej dhe harrohej. Nuk mund të varrosej përgjithmonë. Këto ngjarje një ditë nxjerrin kokën nga e kaluara dhe e vërteta, një dite del”, u shpreh ai në një intervistë për DritareTV.
Dhe më tej nënvizon se pret të shohë dhe zbulojë se çfarë drejtimi do marrë gjykimi.
“Mbetem shumë i interesuar të zbuloj se cila është ajo e vërtetë dhe çfarë drejtimi do të marrë gjykimi, pa ndikimin e frikës apo politikes. Mendoj se banorët e Gërdecit e meritojnë këtë, por jo vetëm ata, edhe sistemi politik shqiptar ka nevojë për të treguar të vërtetën e Gërdecit, nëse Shqipëria do të bëhet vërtet ndonjëherë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të zërë vendin e saj në bashkësinë e kombeve të qytetëruara”, tha gazetari amerikan.
Komente
