Gazetari amerikan në Mianmar

Bota

Gazetari amerikan në Mianmar dënohet me 11 vjet burg

12 Nëntor 2021, 07:28| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 07:46

  • Share

Gazetari amerikan Danny Fenster është dënuar me 11 vite burg nga një gjykatë ushtarake në Mianmar. Ai është shpallur fajtor për tre akuza, për shkelje të ligjit të imigracionit, shoqërim të paligjshëm dhe nxitje kundër ushtrisë duke përhapur frikë dhe lajme të rreme.

Në fillim të kësaj jave atij iu shtuan edhe dy akuza, për kryengritje dhe terrorizëm, të cilat parashikojnë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, por aktgjykimi për këto akuza nuk është dhënë ende.

37-vjeçari Fenster, i cili ishte redaktori menaxhues i faqes në internet Frontier Myanmar, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Yangon në 24 maj. Ai është një nga dhjetëra gazetarët vendas që janë arrestuar nga një grusht i shtetit ushtarak në shkurt.

Sipas Frontier, Fenster kishte punuar më parë për Myanmar Now, një faqe e pavarur lajmesh që ka qenë kritike ndaj ushtrisë që nga grushti i shtetit.

Dënimi i Fenster vjen disa muaj pasi një gazetar japonez i pavarur u arrestua në Myanmar dhe u akuzua për përhapjen e lajmeve të rreme. Yuki Kitazumi, i cili raportonte për shumë prej mediave kryesore të lajmeve japoneze, ishte një nga gazetarët e paktë të huaj në Mianmar. Autoritetet e Mianmarit thonë se ai ka shkelur ligjin, por e ka liruar sepse Japonia e kishte kërkuar atë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?