Kronikë
Top 24

Gazetari Artan Hoxha zbulon provën e dorëzuar nga Tahiri në Prokurori: Gjykata e Katanias e ka shpallur të pafajshëm

29 Tetor 2018, 16:38| Përditesimi: 29 Tetor 2018, 16:44

  • Share

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka zbuluar në studion e Report Tv, se ish-ministri Saimir Tahiri ka dorëzuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, një vendim të Gjykatë së Katanias i cili e ka nxjerrë të pafajshëm.

Sipas Hoxhës, Tahiri ka qenë në një hetim të ndarë nga grupi i Habilajve, dhe procedimi ka nisur më 27 tetor të vitit 2017. Vendimi sipas Hoxhës është dhënë në ditët e para të muajit tetor të 2018.

Tahiri e ka çuar këtë vendim në prokurori. Është një vendim i Gjykatës së Katanias, i cili e shpall Saimir Tahirin të pafajshëm për akuzat që i janë bërë. Ky është vendimi për procedimin penal të nisur më 27 tetor të vitit të kaluar. Vendimi është më vete, sepse gjykimi i çështjes Tahiri është bërë më vete. Unë di që është vendim voluminoz, shtetasi do të dalë vetë ta publikojë atë vendim.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Ditën e sotme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë i pranishëm në prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga ku tha se ka dorëzuar një provë vendimtare për hetimin ndaj tij. Ish-ministri sqaroi se detajet do ti bëjë publike për 2-3 ditë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?