Për gazetarin Artur Nura, pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit edhe demokratët tashmë e kanë të qartë se me Sali Berishën nuk vijnë kurrë në pushtet.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se Berisha nuk duhet që të kandidonte as si kandidatë për kryeministër në zgjedhje.
‘Brenda PD ka shumë persona që e kanë kuptuar se me Berishën nuk kthehen më në pushtet. Berisha del dhe bënë konferenca dhe as Nokën se ka aty. Për mua Salianji është nga të paktët që e përballoi sfidën politike shkoi në burg dhe u kthye, ai mund të jetë një lidership më eficentë se Berisha. Unë edhe në zgjedhjet e 11 majit kam sugjeruar që të kishte një kandidatë tjetër për kryeministër. Brenda PD ka nga ata që s’kanë identitet politikë nga ata nuk pritet gjë’, tha ai.
Teksa u ndal tek përplasjet që pati Adratik Lapaj dhe Endrit Shabani për mandatin, ai tha se pas kësaj tashmë ata kanë humbur besueshmërinë në popull.
‘Besoj se drama më e madhe është e projekti politikë që ata prezantuan. Ata u zunë se kush do të jetë në Kuvend si deputet. Janë rreth 67 mijë persona që kanë votuar për një politikë të re dhe ata që kanë dhënë votat besoj se janë penduar që ja u kanë dhënë. Arlind Qori e pati thënë shihini në fund se si do të përfundojnë. Është një fund tragjik për projektin e ri që propozuan ata dhe për ata të dy sepse ata nuk do të votohen më. Ata që i dhanë votën i besuan sepse do të ishin ndryshe’, tha ai.
Lidhur me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, ai tha se nuk duhet që të ishte tani që jemi në sezonin veror.
‘A duhet që të bëjmë më shumë, sigurisht. Në bulevardin Gjergj Fishta është duke u bërë një pallat i madh dhe është bllokuar trotuari dhe njerëzit s’kanë ku kalojë dhe kalojnë në rrugë. Mund të mos ishte bërë në sezonin veror pasi në këtë periudhë ka fluks’, tha ai.
Komente
