Bild/ Gazetari e sinkronizuar me politikën

5 Qershor 2019, 18:04| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 21:09

  • Share

Publikimi i gjashtë përgjimeve audio origjinale, të përfshira në Dosjen 339, nga portali online i gazetës gjermane “Bild”, sinkronizohet në mënyrë të çuditshme me agjendën politike të Lulzim Bashës, i cili “për koincidencë” ndodhet në Berlin po atë ditë. Nuk ka dyshim se, gjatë takimeve të tij politike, ai do ta ketë më të lehtë në këto orë të godasë qeverinë socialiste dhe të kërkojë që të bllokojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa gazeta gjermane publikon këto përgjime telefonike.

Urgjenca me të cilën bëhet publikimi, tregon se “Bild” duhej të publikonte pikërisht sot ato përgjime, mundësisht në orët e para të mëngjezit, pra para se Basha të niste takimet e tij. Çudia e parë është se “scoop”-i i gazetarit Peter Tiede nuk del në varjantin për shtyp të tabloidit, por vetëm në atë online. Është e qartë se CD-të kanë mbërritur në duart e tij, ose dje në darkë shumë vonë, ose, madje, edhe në orët e para sot në mëngjez, kur tashmë gazeta kishte dalë nga shtypshkronja. Duke qenë se kishte diçka ekskluzive, ai mund të priste botimin në print të ditës së nesërme, por, ndërkohë, vizita e Bashës do të kishte mbaruar, kështu që humbiste efektin politik të “sinkronizimit”. Ja pse materiali doli më parë në web.

Çudia e dytë, që dëshmon për urgjencën e publikimit, është se në faqen online të “Bild”-it më parë dolën përgjimet dhe një orë më pas (saktësisht më 10:16) Pieter Tiede botoi artikullin e tij. Pse nuk priti gazetari të përfundonte artikullin e tij, por vendosi t’u japë përparësi përgjimeve audio? Si shpjegohet qe fjalia e pare ne shkrimin e tij eshte kunder hapjes se negociatave per ne Bashkimin Europian per Shqiperine, nje tjeter sinkronizim perfekt me agjenden e opozites shqiptare ne kete moment? Përshtypja është se sinkronizimi me agjendën e ditës të Bashës e impononte këtë urgjencë, edhe me koston e sakrifikimit të aspektit gazetaresk.  

1559752661_shkrimibild.jpg 

Së fundmi, është edhe çudia e gjuhës. Si ka mundësi që një gazetar gjerman, i cili, me anë të një postimi në Facebook, pretendon se ka marrë përgjimet ''Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore'', i përkthen përgjimet në gjuhën angleze dhe jo në gjermanisht, që është gjuha e gazetës së tij? Është e qartë se përkthimin e ka bërë tjetërkush, i cili, sigurisht, nuk është “prokurori”, por as gazetari. Dhe është po aq e qartë se publikimi në gjuhën angleze ofron avantazhin që t’i bëjë të kuptueshme ato përgjime, edhe ndaj dikujt, që është jashtë Gjermanisë: një aspekt i parëndësishëm për gazetarin gjerman, por themelor për atë, që e ka përdorur gazetarin për misionin e tij politik.

Nuk duket të jetë rastësi që Prokuroria hapi hetim, jo vetëm për të kuptuar se kush i ka nxjerrë përgjimet, që janë nën sekret hetimor, por edhe për të zbuluar “qëllimin” e këtij publikimi. Nuk besojmë se Prokuroria e ka aftësinë dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund dhe kështu edhe ky hetim do të vdesë në ndonjë sirtar. Por është shumë e qartë se preokupimi i fundit i kësaj “gazetarie të sinkronizuar” ishte të informonte lexuesit gjermanë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adamo311: 08/06/2019 05:18

    O popull kutojeni, gjermania flet vetem per shkak te tregut europian, pasi Gjermania eshte jo vetem ne EU qe eksporton me se shumti. Shikojeni ceshtjen e azil-kerkueseve. Gjermania merre cdo analfabet (e vertet) nga Afrika-Arabia, por shqiptaret i debon. Shikoni Mbreti OTTO i Greqise, nderrimi totalisht i historise ne favor te grekeve (jane fakte),..., etj. Thjesht Gjermania eshte e perbetuar kunder shqipetareve!!! Ata qe deshirojn, te bejn hulumtime dhe do ta gjejn te verteten! Gjermania eshte ajo e cila ndalon te permendet ne cdo lloj liber edhe vet fjala Illyricum, ne mediat gjermane ka emisione per te gjitha kulturat e lashte edhe te popujve shume te vegjel, jo per Iliret!!! Dokument i publikuar ne vitet 1990-ta nga Vatikani: Mbreteria gjrgj. perandoria Ilire ka ekzistuar se paku 1.500 vite para epokes sone e deri ne vitin 1849 me kryeqytet Zaren. PS:Nese ne perendim flet privat me historian, te gjithe te thojn:Illyricum eshte burimi i kultures dhe civilizimit antik europian, por per politiken gjermano-boterore e padeshiruar. Arsyeja: Politika gjermane mundohet te pervetesoj kulturen ilire, mandej shkojn edhe me tej duke theksuar se jane pasardhes te ilireve, keto jan fakte! Pra serbet na kan vjedhur orthodoksine shqipetare, gjermanet prejardhjen ilire. Dua te theksoj se une u linda ne nje familje muslimane por liberale, por faktet qe ne perendim jane gjithandej se KISHA ORTHODOKSE SHQIPETARE, eshte kisha e rangut me te larte ne bote, duke pasuar ne vend te 2-te nga kisha orthodokse Ethiopiane, Armeniane,...etj. Thesari pra reliktet (te mbijetuare) te kishes orthodose shipetare jane derguar qe te gjitha ne Shen Petersburg (Rusi) perfundimisht ne vitin 1836, d.m.th. te gjitha levizjet jane te dokumentuara deri ne vitin 1836 ku dhe humbin gjurmet e me tutshme. Prejadhja Ilire (kostelacioni yjor LYRA), RANGU (Nr. 1) i kishes shqipare,..., nuk perputhen me politiken e 16-te shekujve (koncili, kongresi ne Vjene) te fundit, pra ky eshte per-betimi (konspiracioni) KUNDER SHQIPETAREVE, fatkeqesisht i vertet. Une jam i vetedijshem kur shruaj keto gjera. Pershendetje

    Përgjigju
  • Agimi: 06/06/2019 13:58

    Po turp nuk keni qe merreni me "sinkronizime" dhe nuk thoni asnje fjale per pergjimet ku del qarte ndikimi i bandave ne zgjedhje dhe Sinkronizimi i tyre me kreret e PS ne Qarkun Durres? Me qe ta fjala per sinkronizime, a nuk ju duket qe jeni sinkronizuar 100 perdind me politiken e qeverise?

    Përgjigju
  • Toni: 06/06/2019 09:32

    Te gjithe gazetaret jane me axhende politike duke filluar qe nga kazani ketu te ne e deri te bild. Faktet jane nxjerre nuk kane ndonje cudi. Bandat jane perdorur si ne kohen e pd ashtu dhe te ps. Por pd kishte kontroll total mbi prokurorine dhe kete e deshmon dhe dalja e pergjimeve dhe dergimi dhe sinkronizimi me lul bashen ne gjermani. Gjithsesi demtohet interesi shqiptar ne kete kohe per hapjen e negociatave. Gjithsesi gazetari i bild ka marre nje dore te mire lekesh nga lul basha dhe populli shqiptar ka marr nje goditje te mire per negociatat. Kjo tregon qe fatkeqedia e ketij vendi eshte dhe mbetet politika. Socialistet qe kane dale ne pergjime dhe demokratet qe kane arritur te ken aq fonde sa te korruptojne nje gazetar dhe ti vene damken shqiperise. Shkojini mbas akoma te dy kraheve se mire beni, ia fusni vetes tamam

    Përgjigju
  • Peter tiede: 06/06/2019 08:40

    Ketu eshte nje reportazh Se si kryeredaktori I bild Zeitung punon, https://www.google.de/amp/s/deutsch.rt.com/meinung/37799-vorbildlich-schlecht-recherchiert/amp/

    Përgjigju
  • [email protected]: 06/06/2019 00:56

    Un ju ndjek gjithmon ju vlersoj si gazetare jeni shume te zote, por me falni ju flisni per "Gazetari e sinkronizuar me politiken"?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?