Gazetari shqiptar në Pekin, Edison Myrteza, gjatë një lidhje ‘skype’ në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Kinës që nga muaji shkurt nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID, brenda vendit. Myrteza tha se në Kinë janë katër vaksina zyrtare dhe vetëm para pak ditësh është certefikuar vaksina e katërt, e cila do të përdoret në rast se do të ketë një valë të dytë. Për shkak të prodhimit të madh që ka, Myrteza tha se qeveria kineze ka planifikuar që 40 vendeve të cilat nuk kanë mundësi ta blejnë, ta marrin falas vaksinën.
‘Në Kinë nuk është regjistruar asnjë person me COVID, vetëm rastet kur vijnë nga jashtë. Prej shkurtit dhe deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me COVID. Nuk ka asnjë frikë, mund të lëvizet kudo. Përveç Pekinit që kërkohet test i tamponit, kushdo që do të dalë apo të hyjë Pekin, duhet të ketë patjetër testin e tamponit, të gjitha zonat që kanë qenë në sistem alarmi janë hequr. Para tre ditësh qeveria kineze ka certefikuar vaksinën e katërt, ku me një dozë injektimi të saj, qëndron deri në 6 muaj. Janë katër vaksina zyrtarë, por vetëm dy janë në përdorim. E katërta do të përdorët vetëm në rast se ka një valë të dytë. Në Pekin është edhe qendra më e madhe e prodhimit të vaksinave. Është planifikuar që të prodhohen rreth 200 milionë vaksina. Vaksina kineze do të jepet falas për vende që nuk kanë mundësi ta blejnë, për shkak të prodhimit të madh, është menduar që t’iu jepet falas mbi 40 vendeve. Amerika Latine duket se është mbuluar nga vaksina kineze.’- tha Myrteza.
Lajmi kryesor:
Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al