Gazetari Eljan Tanini është emëruar Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes rrjeteve sociale.
“Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale. Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor”,- shkruan ministri Gonxhja, duke falenderuar Marinela Ndrian, për kontrinbutin e dhënë deri tani si drejtuese e AQSHF.
Eljan Tanini aktualisht punon edhe si gazetar e moderator i emisioneve Esencë dhe Amarcord në Report Tv, të cilat kanë në fokus Shqipërinë e shkuar dhe nostalgjinë (2023 e në vazhdim).
Ai ka kryer studimet në Liceun Artistik Kombëtar Jordan Misja në Tiranë, dega pikturë-grafikë (2006), si dhe ka mbaruar studimet bachelor dhe master shkencor në Filozofi, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (2011). Ka botuar reflektimin eseistik Tregu i Zeros (2009) dhe poemën Pa pik’ (2016). Gjithashtu, materialet letrare të Taninit jane botuar dhe përkthyer në disa antologji në Ballkan dhe më gjerë. Është autor i disa ekspozitave personale dhe kolektive brenda dhe jashtë vendit. (2016 dhe me pas). Gjithashtu, prej vitiit 2016 ka kryer dhe është autor i disa veprave te artit pamor si murale dhe instalacione nëpër Tiranë dhe Shqipëri, ku ndër të tjera theksohen: Kullat e Minierës në Prrenjas të pikturuara me nusepashke, Guri i Kuq Pogradec, Kavajë Shtëpia e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Rruga Myslym Shyri, Pallati i Peshkut në Tiranë, muret e Ministrisë së Arsimit, Instalacioni prej origami i Çufos dhe Bubit Kaçurrel në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Instalacioni i Skodës së 2 Korrikut 1990 te muri i pasëm i Ambasadës Gjermane dhe Aeroplani prej origami ne Fushën e Aviacionit në Tiranë. Keto instalacione jane te lidhura me memorien kolektive. Krijues dhe bashkëveprimtar i nismës së përhapur në të gjithë Shqipërinë Mbill Pemën Tënde, nismë për të cilën ai bashkë me mqitë e tij kanë marrë çmimin e vitit Act Now nga Ambasada Amerikane në Tiranë, dhënë nga Ambasadori Arvizu (2012-2014). Tanini ka fituar çmimin ndërkombëtar Fokus me fotografinë Si puthja për babën.
Komente
