Elton Qyno para SPAK

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK, i kthejnë telefonin e të birit

1 Nëntor, 15:18| Përditesimi: 1 Nëntor, 15:22

  • Share

Gazetari Elton Qyno ditën e sotme ishte në ambjentet e SPAK, ku i kthyen njërin prej telefonave që agjentët e BKH i morën muaj më parë në shtëpinë e tij. Qyno mori mbrapsht telefonin e të birit, ndërsa theksoi për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, se e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen për ligjshmërinë e mbajtjes së tij nga SPAK për 12 orë. Më 12 nëntor do të jetë seanca.

'Sa i përket për kthimin e sendeve të sekuestruara sa i përket sekuestrimeve ndaj meje. Është në Kushtetuese në 12 nëntor çështja për ligjshmërinë sa i përket mbajtjes time nga SPAK për 12 orë. Kishin të gjitha këqyrjet e komunikimeve të mia në telefon dhe u pyeta për to.

U përmbajtja ndaj vendimeve për pezullimin e këtyre këqyrjeve dhe ekspertimeve, dhe prandaj zgjodha të mos flisja në ambientet e SPAK.', tha gazetari pasi doli nga SPAK. 

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje nga SPAK në dhjetor të vitit të shkuar si dhe iu ushtrua kontroll në banesë me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penale për shkelje të sekretit hetimor.

Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptare100%: 01/11/2024 15:43

    Gazetari me i mir i te gjitha kohërave..i pa arritshëm respeke per elton qyno.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?