Gazetari Flamur Vezaj për ‘5 Pyetjet’: Martinaj historikisht ka mbështetur PD, politika në të gjitha krahët e përfshirë me krimin

3 Qershor, 22:03| Përditesimi: 3 Qershor, 22:37

  • Share

Gazetari Flamur Vezaj i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv thotë se politika është e lidhur dhe e përfshirë me krimin, si majtas edhe djathtas. Për gazetarin Ilir Babaramo, gazetari Vezaj tha se Ervis Martianj ka mbështetur historikisht të djathtën, ndërsa thotë se edhe Rama ka lidhjet me grupet kriminale.

“Në Shqipëri ato që tha RAI nuk është se nuk diheshin. Nuk mendoj se Shqipëria është narko shtet. Disa fakte qëndrojnë, si në Tiranë ka ndërtime që bëjnë kompani të lidhura me trafikantë të drogës. Janë 350 zyrtarë që kanë rezultuar të dënuar jashtë Shqipërisë dhe kanë qenë të emëruar dhe promovuar nga mazhoranca aktuale. Ke 8 deputetë të larguar që janë të dënuar. E dimë lidhjen me Arben Ndokën, Ndrecat, Avdulajt janë me fotografi të tëra me Vangjush Dakon.

Fakti që të gjithë këta rezultojnë të përfshira me zotin Rama dhe zyrtarë të tjerë s’do të thotë që jemi narko shtet. Por që ka individë të caktuar, qoftë edhe Rama që takon, kjo vjen se s’bën verifikime paraprake, për të marrë informacion. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që ti një kryeministër e takon me një mesazh celulari dhe e pret pa  e verifikuar. Qeveria nuk është narko shtet, por ka lidhje me personazhe që janë të implikuar në trafikun e drogës, kjo është thënë e stërthënë.

Martinaj ka mbështetur historikisht PD, politika në të gjitha krahët është e përfshirë. Rama dhe mazhoranca e sotme ka futur 8 deputetë të dënuar. Mazhoranca është më e theksuar në të gjitha rastet në përfshirjen me grupet kriminale”, tha Flamur Vezaj në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Emisioni i RAI 3, Salianji në '5 Pyetjet': Dëmton imazhin e vendit, qeveria Rama turp për Shqipërinë! Muça: Qëllimi të godasin Melonin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?