Gazetari flet për nismën “Adopto një gjyshe”: Është koha t’u kthejmë dashurinë atyre që na e falën gjithë jetën atë (VIDEO)

10 Prill 2020, 10:38| Përditesimi: 10 Prill 2020, 13:56

  • Share

Është një nga personazhet që i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një gjyshe”, për të qëndruar pranë njerëzve në këto ditë të vështira. Gazetari Eraldo Rexho është bërë shembull edhe për shumë personazhe të tjerë të njohur të cilët kanë zgjedhur që kontributin e tyre në luftën kundër koronavirus ta japin duke ndihmuar njerëz, të cilët nuk munden të bëjnë blerje dhe të gatuajnë.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ai shprehet se do ta vazhdojë këtë nismë, pasi është koha tu kthejmë dashu, atyre që nuk na e kanë kursyer gjithë jetën atë: gjyshërve.

“Nisma “Adopto një Gjyshe” m’u propozua nga nënkryetjarja e Bashkisë së Tiranës, u ndjeva shumë mirë, do vazhdoj të shërbej sërish. Pas meje e bëri edhe një mikesha ime, unë do ta vazhdoj edhe këtë të shtunë sepse është një ndjesi shumë e mirë. Është mirë t’i shërbesh njerëzvve në nevojë këto ditë. Sa më shumë dashuri të falim për ata që që na e kanë dhuruar gjithë jetën: gjyshërve, aq më mirë është.”, shprehet gazetari.

Nismës “Adopto një gjyshe” ditën e sotme iu bashkua edhe emisioni “Rreze Dielli”.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?