Gazetari Artan Hoxha kishte vetë një llogari në SKY ECC dhe bisedat i zhvillonte po vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe se Marius Lulaj, i cili i paguante gazetarit dhe abonimin e shërbimit të shtrenjtë telefonik siç e bënte për çdo anëtar tjetër të bandës së tij, për të garantuar bisedat sekrete. Bashkëpunimi i tyre në dosjen e SPAK pasqyrohet përmes komunikimeve për një kohë shumë të gjatë, me gazetarin që i shërbente, merrte informacione dhe e takonte herë pas herë.
Përgatitja për në emisionin “Opinion”, Suel Çela udhëzon Artan Hoxhën që të sulmonte rivalët, Çapjat.
Vetë Suel Çela që në mëngjes paralajmëronte një emision ‘flakë’ opinion në Tv Klan natën e 6 shkurtit, pasi siç ka vërtetuar vetë më pas SPAK vetë ka bërë skaletën e diskutimit. Pasditen e para emisionit I dërgon personalisht Artan Hoxhës një foto të shkrepur në Hotel Univers, që i përkiste familjes rivale të Çapjave. Në fotografi shfaqet Kryeministri Rama me një prej krerëve të Çapjave, Ardian Çapja.
Fotoja e Ramës me Ardjan Çapjan te furnizuara nga Suel Cela dhe transmetuar nga Artan Hoxha
Publikimi I kësaj fotoje shkaktoi një debat shumë të madh në atë kohë me akuza të lidhjeve të kryeministrit me krimin. Por çfarë ndodhur sipas dosjes së SPAK? Vetë Suel Çela ia jep fotografinë edhe në ëatsapp Artan Hoxhës, I cili do të merrte pjesë në opinion atë darkë dhe sipas SPAK e udhëzon atë që ta sulmojë ashpër Kryeministrin Edi Rama.
“Nxirja maskën këtij k*vës që bën si Ismail Qemali”, I thotë ai.
Në një moment Suel Çela i thotë Artan Hoxhës që të që nga studio e Opinion të përmendë të penduarin e drejtësisë i cili dyshohet së do të deshmojë kundër Ardjan Çapjas dhe Florenc Çapjas. Marjus Lulaji premton gazetarit Hosha se ditën që vjen i penduari i drejtësisë në Shqipëri, Artan Hoxha do të marrë shpërblimin e tij. Pasi I ka dhënë instruksionet gazetarit Artan Hoxha, Suel Çela shikon në darkë “Opinionin” të cilin e komenton me bashkëpunëtorët e tij dhe shprehet shumë i kënaqur me mënyrën se si Hoxha po e mban emisionin.
Në një moment i shkruan Klaus Matishit ku i shkruan"...po e shef opinjon...hahahaha...prredh e...trrim asht”
Gjatë kohës që emisioni zhvillohej, Suel Çela komunikonte me Artan Hoxhën live, dhe e instruktonte për ato që duhej të thoshte.
"...ja shkrujta qe ka ndejt per drrek ne resort univers e skan pagu...po se ka pa tel...kaloj tani...se ban mu te ndërhy jasht temes...e mbajti 50 min punen e fotos....prredh shkoi...".
Gati në përfundim të emisionin Suel Çela alias Marjus Lulaj i shkruan sërish Klaus Matishit: "...I sek se me ate po shkruj...po ded...perfekt shkoi...se mendova do shkonte kaq bukur...",
Më pas ai ia dërgon të plotë bisedën e realizuar në SKYECC me Artan Hoxhën, ku gazetari i thotë se i ka shkruar në telefon edhe Kryeministri dhe Ardjan Çapja. Suel Çela e përgëzon Artan Hoxhën për qëndrimin e mbajtur në studio dhe i shkruan se të nesërmën do t’i dërgojë një person me emrin Skënder Sufaj për t’i dhënë shpërblimin.
"shkoi perfekt nuk e mendova qe do shkonte aq bukur je strateg...".
...te jap dicka...se zdoja te vin njerzit e mi...naten e mir zotni ifalenderoj paca...falimnerit zotni dhe un te kam sh mik deren ton e ke hap 24 or...".
Në vijim ai e nxit qe sa here ti jepet rasti të permendë të penduarin e drejtësisë. Po çfarë ka thënë në atë emision Artan Hoxha?!
“Ky këtu është Ardjan Çapja, kjo është faqja në Instagram e biznesit që ka ky personi. Ky këtu është Kryeministri i Shqipërisë. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që konstatohet, apo shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet dhe lë detyrën. Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, madje edhe ish- Kryeministri Berisha e ka akuzuar se ka favorizuar dhe ka lidhje me Çelat dhe i ka shfrytëzuar kur ka ardhur në pushtet. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Në datën 25 Nentor, kur Kryeministri Rama prezantonte KCK, ngjarja që ai iu referua, ishte ngjarja që kiahte se bënte me lirimin e nipit të Ardian Capian, i cili u lirua 5 ditë më parë, në datën 20 Nëntor, nga ziegtari Tomorr Kullolli i Elbasanit. Dhe Edi Rama atë ditë tha, ne nuk do te lejojmë më, që banditë, bosë të krimit të hyjnë me pranga në gjykatë dhe të dalin me duar në xhepa që në seancën e parë, kur për atë person dhe për atë grup shteti shqiptar ka 6 muaj që një person të penduar, i cili ka marrë pjesë në një vrasie ku janë varë dy persona, Gentian dhe Nezir Begiri, babë e bir, që ishin në ruajtje nga Policia e Shtetit në vitin 2012 dhe ky person ka qenë bashkëautor i asaj ngjarje dhe shteti shqiptar, prokuroria i ka ofruar mbrojtje..... Prit... dhe Edi Rama thotë tek KÇK-ja atë ditë, ndërsa shteti i ka ofruar mbrojtje një personi të tillë për të luftuar krimin e organizuar, gjyqtari vete e liron këtë person. Dhe sapo del lista direkt ky person, i eshte lexuar emri dhe është thënë ekzaktësisht, ky person akuzohet që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një seri vrasjes, të ndodhura nga vitit 2009 deri në vitin 2016. Këtij personi i janë bërë 2 herë atentat, Realisht ndaj tij nuk ka dënim mesa di unë, por në deklaratën që ka lexuar, zëdhënësia e OFL, e ka përcaktuar qartë, që ky person dhe grupi shoqëror i tij, farefisi. dhe pasuritë e til janë objekt i ligjit...".
“Mjeshtër ma i forti shqipri...i çoj nai ven nai dhuratë ka qef maron, i bleva një kamer trupi...u kënaq”, i shkuan Çela, Klaus Matishit.
Më pas falënderon vetë personalisht gazetarin.
“Përshëndetje Zotni, i bërë një shpëlarje sot hahah...ahahah. shpar e dëgjova në yuoutube...ah ky shtet bastard...kta janë fasad, ju mjafton vetëm shoi”
Çela-Hoxha trillojnë kërcënimin si në filma, e paraqesin si të vërtetë në “opinion” përballë kryeministrit
Por bashkëpunimi i Artan Hoxhës dhe Suel Çelës i kalojnë kufijtë e realitetit dhe bëhet i denjë për një skenar filmi kur fillojnë dhe inskenojnë gjoja një kërcënim në dëm të gazetarit. Më 12 shkurt 2020, Suel Çela komunikon me Artan Hoxhën dhe teksa i shprehet entuziast se grupi rival, ai i Çapjave, po shkon i gjithë në burg i kërkon numrin e telefonit ku do t’i duhet të dërgojë mësazhin gjoja kërcënues.
“Më ço numrat e tel ku duhen cu sms...të bi sms nga Anglia. Dhe nga zona e Çapjave, aty e çoj njeriun, të niset sms nga ajo zona aty fiks”
Suel Çela e pyet Artan Hoxhën madje edhe për orarin kur duhet dërguar, që të bëhet edhe më i besueshëm. Ideja e mesazhit të kërcënimit jepet vetë nga gazetari ndërsa mesazhet duheshin çuar edhe te numri i tij, edhe te numri i ABC news ku punonte në atë kohë. Mesazhi do të dërgohej nga jashtë vendit, në zonën ku rrinin anëtarët e grupit rival të Çapjave. Kjo përveçse do ta bënte të besueshëm kërcënimin por edhe në rast hetimi, qëlizat telefonike do të tregonin pikërisht zonën duke i bërë Çapjat të dyshuarit kryesorë.
Në po të njëjtën bisedë ata flasin edhe se çfarë duhet të thotë Artan Hoxha një ditë më pas po në opinion përballë Kryeministrit Rama. I thotë se duhet t’i përmendë se i vijnë ankesa nga njerëzit që institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë detyrën. Për të gjitha këto zhvillime Suel Çela nuk e fsheh entuziazmin, teksa një ditë më pas i shkruan Klaus Matishit se “nuk mbahet kok lopa, zjarr është”.
Ideja e një kërcënimi me një mesazh bëhet edhe më ‘film aksion” kur gazetarit investigativ Artan Hoxha i vjen në mendje një tjetër plan. Dikush duhet ta fotografonte dhe t’ia çonte që të dukej sikur grupi i Çapjave po e mbante në vëzhgim.
Në momentin që do të nisej mesazhi i kërcënimi do t’i nisej edhe fotoja që gjoja ishte në vëzhgim. Pas kësaj nis plani, Suel Çela dërgon njerëz dhe Artan Hoxha del nëpër Tiranë. Fotografitë bëhen dhe mesazhi kërcënues niset direkt për në numrin e redaksisë së ABCnews, ndërsa plani ishte që te numri i Artan Hoxhës të dërgohet gjatë kohës që do të ishte në emision live përballë Kryeministrit Rama.
Suel Çela i merr mendim Artan Hoxhës edhe për përbërjen e mesazhit kërcënues, se si duhet të ishte teksti. Mesazhi në drejtim të redaksisë së televizionin ishte nisur nga Londra me përbërje “"degjoni me vemendje te gjith ju så televizjon bastard me ne krye bastardin tan hoxha ka ardhur koha te mbani pergjesit per halten ge hidhni ndaj familjes ton nuk esht familja capja si na prezantoni ju me tan kurven keni i jav per nje foto na ngatrroni me politiken. te leni te sigurt ne zdo falim asnji ge na sulmon padrejtsisht neve nese doni e kthejm dhe ne personale...".
Ndërsa mesazhi që do t’i dërgohej Hoxhës do të kishte këtë përmbajtje: “Tan hoxha ke kaq muaj qe hedh balt padrejtsisht mbi familjen ton tani po na fajson per lidhje me politikan per te miren tende ben mir ge sot perball kryeministrit mos e permendesh ne asnje moment emrin e familjes ton, e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu mos na detyro ta kthejm ne personale", i cili do të shoqërohej me 2 fotografi para një banke.
Dhe kështu ndodh, gazetari Artan Hoxha pasi mbron publikis Suel Cela, e thotë live në Opinion se e kanë kërcënuar, ndërsa kjo bëhet lajm edhe në portale.
Në mbrëmje pas emisionit, Suel Çela shprehet i kënaqur me atë që ndodhi, teksa i shkruan sërish Klaus Matishit dhe i thotë se për këtë që Hoxha ka bërë ka planifikuar ta shpërblejë.
"U ... mundu kok lopa...e bani tveten...ded ste le rama esht mjeshter per cperqendrim...skishte ca thante me shum...ai po munohet...ai ka dhe vet interes ktu...se ne kte menyr ngre alarmin dhe e di qe smeret me njeri me ate...do i coj nai lek neser...".
Vetë Suel Çela e njofton Hoxhën se përmes një personi i cili është njohje e përbashkët e tyre, Skender Sufaj, do t'i dërgonte një zarf.
Artan Hoxha ndikonte te gazetarët e tjerë, për një rast vetë Suel Çela i dha 15 mijë euro
SPAK jep edhe shumë episode të tjera të Artan Hoxhës, teksa thotë se i ka shërbyer Suel Çelës dhe organizatës së tij kriminale. Episodet kanë të bëjnë me publikimin e lajmeve të caktuara në dëm të anëtarëve të grupit rival.
Bisedat e Suel Çelës me Artan Hoxhës zhvillohen edhe për proceset gjyqësore të Çelës, ndërsa i kërkonte gazetarit investigativ që të ndërhynte edhe te kolegët e tjerë gazetarë. Në një rast kërkon të ndërhyje për heqjen e një lajmi kundër biznesmenit Bujar Shega, që ishte publikuar në një emision të gazetatir S. K. Çela insiston se Bujar Shega nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e një personi për të cilin emisioni po bënte një cikël emisionesh, që sipas Suel Çelës ishte gjallë.
Për këto ngjarje por edhe për shumë të tjera Suel Çela e mbante me në koherent me informacione Artan Hoxhën. Informacione konkrete për ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Ardjan Çapjas, vrasja e Florjan Lamçes nga Sokol Sanxhaktari, vrasja e Regis Runajt etj. SPAK evidenton edhe raste kur Artan Hoxha është takuar personalisht me Suel Çelën, në disa raste të ndryshme në verë-vjeshtë 2020. Vetë Suel Çela i siguronte transportin, teksa e priste në Elbasan.
Takimet kryesisht lidhen me heqjen e disa lajmeve të publikuara në media online për një personazh të lidhur me Eldi Dizdarin, i dyshuar për trafik ndërkombëtare droge. Artan Hoxha investohet që të flasë edhe me gazetarin që ka folur fillimisht për këtë çështje, F.V.
Biseda 29 shtator 2020
Artan Hoxha: Sot nuk paska gje te re, thjeshte i jane referuar qellimisht asaj qe u tha javen e kaluar, po po nuk ka gje te re, puna eshte te mos e permendim me se ajo e javes kaluar ikuMarjus Lulaj (Suel Çela): po pra, po ja hienat spo e len po vazhdojn
Artan Hoxha: po pra besoj se keta qe po i bien mbrapa ishin te interesuar per sulmin
Marjus Lulaj (Suel Çela): mir zotni shife sa ma shpejt te myllej mir do ishte, mesa duket po, do ishte mir ta merrnin vesh kush shtyn per kte tna trregonte flamur
Artan Hoxha: po prandaj po e pres kaq gjate
Për të shmangur sa më shumë lajmet për personazhin që i referohen si “Lushnjari|” i është kërkuar Artan Hoxhës edhe të komunikojë me gazetarin Elton Qyno.
Artan Hoxha më në fund komunikon me gazetarin F. V teksa për këtë komunikim i raporton Suel Çelës.
Biseda 2 tetor 2020
Artan Hoxha: Kam qene ne aksion nga veriu per pune hashashi tani mberrita ne nje shtepi, gjermanet po merren me kete punen e Artan Shkembit dje Aleksander Prronit. Me Flamurin fola gjate mbreme vone nga ora 3 i nates. E mbylla me te per detaje te flas nga afer, degjohemi neserMarjus Lulaj (Suel Çela): pershendetje zotni, ok sh mire.
Disa ditë më pas, Suel Çela e fton në takim Artan Hoxhën ku do t’i jepte personalisht shpërblimin, 15 mijë euro. SPAK thotë gazetari Artan Hoxha është takuar me Marjus Lulaj, ky i fundit shprehet se do t'i japë një shumë prej 15 mijë eurosh. Nga biseda dyshohet se gazetari F.V ka informacion të zgjeruar mbi aktivitetin ekonomik të disa individëve të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, për të cilat do kishte folur në Opinion.
“Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje
Për marrëdhënien e gazetarit investigativ Artan Hoxha me kreun e organizatës kriminale Suel Çelën SPAK e nënvizon edhe kur thotë se “Marjus Lulaj kujdeset që Artan Hoxha të jetë i pajisur me SkyEÇ njësoj siç kujdeset edhe për anëtarët e tjerë të organizatës së tij kriminale. Evidentohet në shumë raste që Marjus Lulaj apo Mario Çela janë personat që kujdesen për rinovimin e shërbimit të SkyBÇ tek bashkëpunëtorët e tyre në aktivitet kriminal”.
SPAK jep edhe dëshminë e Erion Alibej, i penduar i drejtësisë, që konfirmon marrëdhënien e Artan Hoxhës me Suel Çelën përmes personit Skënder Sufaj. Ky i fundit në shumë raste i dërgonte para Hoxhës, duke i dërguar përmes vajzave të ndryshme, metodë të cilën e kishte dëshmuar edhe vetë Erion Alibej.
Mekati i Hoxhes paska qene se ka perdorur informacionet e krimineleve kundershtare te krimineleve ne krah te Rames. Aty e ka kalu "viken" e partise.
PërgjigjuDoja tju kujtoja ushtareve(shpellareve) te Saliut qe Spaku po bene drejtesi nuk shikon ngjyra eshte fat per shqiperin qe usa formoi SPAK.
PërgjigjuPo si ka mundesi qe vellezrit trafikant droge,babai drejtor burgu ne rrogozhine ,adelajda roka te jete drejtoreshe e AZHT?
PërgjigjuKa mundësi se i emëron Taulanti me vezë Ramën çka këtu që mos kuptohet
TE arrestohet menjehere,artan hoxha,,,ai qyno..edhe klodiana lala,,,edhe gazetaret e tjere qe na kane mbire ne tv,,si lubonja,,bushati,,ai gazetari fierak ,, qeros...hila,,vangjeli fytyrezi,,,hoxha,,te mos thirren me ne TV...
PërgjigjuCudi qe populli nuk e kupton parja ja ul brekët kujtdo..
PërgjigjuPo Tanit ja paska fut Edi i modh
PërgjigjuCuditerisht, opinioni shoqeror ngopet me lajmin sensacional, pa pyetur veten se cilat jane konseguencat e te shkelurit te te drejtave te personit nen hetim dhe te reflektimit te kesaj shkelje mbi te drejtat tona dhe te femijeve tane, kujt i intereson nje diskreditim (ndoshta te dickaje qe te gjithe dine por askush nuk pohon) pese muaj perpara zgjedhjeve dhe mbi te gjitha, perdorimi i istitucioneve shteterore si bombe me sahat per qellime politike, pavaresisht se sa i vertete apo i mbeshtetur ne fakte dhe ne te drejte eshte aktakuza. P.S. Mos te harrojme qe edhe ku lajm na "furnizohet" po nga nje gazetar ???!!! Le ta leme drejtesine te beje punen e saj: te mos bejme te njejtin genocid mediatik per te cilin akuzohet.
PërgjigjuGazetar Kronike quhen sot zedhendesit e krimit…Albanistan hesap.
PërgjigjuKëta nga skrapari qenkan njesoj. Ky shante Like floriri, por harroi veten. Tan Kokelopa paguhej nga Tom Doshi per lojrat që bente në favor te Tomes neper media. Policia nuk e gjente Bajrat ky i gjente dhe u merret intervista.Po SkyECC pse e perdorte KY? Po ai fakiri që u vra per shkakun e këtij ne fushat e hashashit? Ky nuk ka lidhje me profesionin e nderuar të gazetarit.Ky, nuk ka mbaruar as shkollen e mesme dhe merr Diplome. Ështe e thjeshtë, po te luash bixhoz, duhet te kesh para, kështu që do te vihesh ne funksion te atyre qe kane para per tu sherbyer, dhe ne këtë rast krimit. Karma is bitch tha Ed Rama. Edhe Tan Hoxhes i ka ardhe Karma. C'farë do te mbjellesh do te korresh, Tan Hoxha.
PërgjigjuPo Edit kur do i vije karma? Po presim.
Ky plehra, tamam koklopa sic e quajne keta kriminelet, doli ushtar i Suel Çeles. Kryekriminelit te Elbasanit. Media ne Shqioeri eshte jo vetem kazan, por e lidhur me krimin e organizuar. QR
Përgjigjuti fusin te gjithe brenda
PërgjigjuKy qe bente gjithologun, a cfar legeni
PërgjigjuPjesmarrje ne grup te strukturuar kriminal , bravo Tani. Sa eshte pretenca per keto ? 7-15 sikur e ka thene vet ky?
PërgjigjuKjo eshte mender demokracia shqiptare Ku politika e lidhur me krimin media aleanc me krimin Dhe kjo vetem me nje qellim ta mbaj nen terror popullin dhe vete te vjedhin dhe grabisin cdo pasuri kombetare Dhe ne fund te gjith keta pocaqinj bertasin posht komunizmi posht enver hoxha
PërgjigjuJA QE I DOLI FJALA SALIUT PER KETE NDYRESIREN ARTAN HOXHA,,,I THA SALIU JE I LIDHUR ME BANDAT,,,,KURSE FEVZIU IDIOT E FTONTE NE EMISION KETE KRIMINEL.....NGA RESHTE KY PALACO..EDHE I LUTEMI SPAKUT TA DENOJE ARTAN KRIMINEL HOXHEN 30 VJET BURG.... ...
PërgjigjuBravo
Burgu nuk i godit te gjithe. Ca e mbajne, ca se mbajne. Ka plot qe i del per hajer. Ky esht nga ata tipat qe kur i heq privilegjet e perditshme edhe ate statusin e te pa prekurit, i ben me shum dem ti lesh jasht te diskriminuar se sa ti ushqesh ne burg me leket e taksa paguesve.
PërgjigjuSallate /gazetaresh/,kryeministrash e kriminelesh bashke ne nje tas! Nuk ka nevoje per komentim te metejshem.
PërgjigjuPas Breçanit, A Hoxha bullafiq Skrapari, çfare do I mbesi Fevzo tullacit per anal-ist? Ah, po, ka Klodini Lala !!
PërgjigjuKa vite qe ky gjobvenes merr lek nga bandat ashtu si ne shkoder qe sulmon familjen Lici e merr lek nga bajret eban edhe intervista. Prej ktij gazemut jan hap shume konflikte ne shqiperi plasne ne burg
PërgjigjuBajge è nivelit olimpik. Mire u thote Rama kazan plehrash. I paskrupullt.
PërgjigjuPo Fevziu krye konspiratori i lidhur edhe me media krimesh me politikan krimesh dhe me grupe krimi kur do të dekonspirohet
PërgjigjuKAZANËT QË THOSHTE EDVIN RAMA..... TAN HOXHALLARI.....
PërgjigjuGazetaria njeh bashkepunimin si mjet per te marre informacione. Duhen besuar fjalet e SC per nje gazetar Investigatiiov te rangut European. Asgje nuk dime. AH bashkepunon me institcione si FBI dhe EU
Përgjigjuky vend a ba mut mashtrues hajdut sgjen nje te ndershem , bjeri i forti te ligut
PërgjigjuNese kane prova kaq te forta perse nuk e arrestojne? Ne fakt, nuk po e marr vesh kush eshte arrestuar? Ndoshta me ka shpetuar mua, por me duket se operacioni eshte dekonspiruar pasi nuk eshte arrestuar njeri. Me korigjoni nese jam gabim.
PërgjigjuEshte ne arrest shtepie,deri sa te dalin ne gjyq me duket,dhe gjyqi do vendosi se sa rende eshte pozicioni i tij karshi ligjit,dhe faremire mund te perfundoje te vuaje ndonje denim,por tani per tani,ne arrst shtepie do te thote qe nuk eshte e nevojshme te izolohet ne qeli,sepse edhe masa me arrest shtepie ben te mundur te mos cenoje hetimet e metejshne te kryen rregullisht,te pakten une e kuptoj keshtu!!
Karierë e çuar dëm, turp! Babale pas babalesh, të gjithë aktorë me role të përcaktuar.
PërgjigjuPse duhet te jete jashte ky?!!! Ky eshte nje vrases i mendimit te lire, eshte nje vrases i heshtur i gjithcaje te drejte, eshte nje vrases i te vertetes, i profesionit te tij, kolegeve, miqve dhe ne fund e nje populli Neveri e gjalle.
PërgjigjuNese jane te verteta keto qe shkruhen,duhet te ishte ne burg.
PërgjigjuKy gazetar pis fliste me siguri per vdekjen e vis martinit qe javen e pare . Mos vall visi esht gjall e ky ka marr lek qe te deklaroj ne cdo emision vdekjen e tij
PërgjigjuPrit kur ti dalin edhe pergjimet qe ka me Bajrat e Shkodres, ku ka vite qe sulmon dhe shpif per Ibrahim Licin
Përgjigjuky felliqesir do laj haqet e ibrahim licit i doli ftyra kti kriminel si na u hiqte si i drejte
Shum e ka krujt me bracen ky koklopa. Pi bracja ash I idhet
Koha e tregoj pra se ky koke lopa eshte i shitur
Nuk ka fjal per ta pershkru. Krimi i organizum hedh valle te studioja e TV Klanit, kta jo vetem qe jan kazan, po vrime e zeze.
PërgjigjuE mor tan hoxha gjith ato udhetime e bileta stadiume me ca lekesh i beje ? Ishalla kalbesh me burg
PërgjigjuPerse nuk arrestohet Artan Hoxha?
PërgjigjuVallaj Ramen se du hic, po me ti var tan hoxha mëlcit n'qaf pun muti.spaskan tmarume legenat.n'tullum ishkof kti mut gazetari qe mytka ene Ramen me shpifje. Paska mor lek mjaftushem,tani t,blej sapun me lubrifiku kollodok.
Kjo eshte pyetja e duhur!