Michael Mosley

Gazetari i BBC 3 ditë i zhdukur, kërkime me dron e helikopter

7 Qershor, 17:14| Përditesimi: 7 Qershor, 17:16

  • Share

Prej dy ditësh moderatori i BBC, Michael Mosley është zhdukur gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, duke përfshirë një qen policie dhe një dron që kërkon zona të vështira për t’u arritur.

Policia greke tha se Mosley la gruan e tij në plazh dhe u nis për një shëtitje në qendër të ishullit të mërkurën.

Telefoni i tij u gjet në vendin ku ai po qëndronte me gruan e tij, e cila e raportoi atë të zhdukur, tha një zëdhënës i policisë për BBC Neës.

Ndërkohë në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fotoja e fundit e gazetarit e bëri gjatë pushimeve në Greqi.

67-vjeçari është i njohur për programet, duke përfshirë serialin e BBC-së Trust Me, I’m A Doctor etj.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?