Gazetari sulmon George Bush me këpucë

Bota

Gazetari i famshëm ‘për goditjen me këpucë ndaj Bush-it’, kandidon për deputet në Irak/VIDEO

4 Maj 2018, 16:57| Përditesimi: 4 Maj 2018, 17:07

  • Share

Muntadhar al-Zaidi, ndoshta nuk na kujtohet si emër por gjestin e tij ndaj Presidentit të SHBA-ve të asaj kohë patjetër që e mbajmë mend. Gazetari iranian, që në 2008  mori pjesë në një konferencë për shtyp në Bagdat me Xhorxh W. Bush i cili fliste për sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zaidi hoqi këpucën e tij dhe i gjuajti presidentit të SHBA, ky veprim i kushtoi atij 3 vite liri të jetës, por dënimin nuk e kreu të plotë, bëri 9 muaj dhe më pas u zhvendos në Bejrut.

Protesta e Zaidit e ka bërë atë të famshëm në botën arabe, madje fabrika e këpucëve, e cila prodhoi këpucën e hedhur ndaj Bush e quajti modelin “Bye Bye Bush”.
Po ku gjendet sot Muntadhar al-Zaidi? 39-vjeçari po kandidon për një vend në parlamentin e Irakut.

Fushata e tij në Facebook përmban një klip të spikatur të incidentit. "Siç më njihni shumë kohë më parë, unë do të mbështes njerëzit e shtypur dhe do të jem kundër shtypësve," u tha ai mbështetësve në një video në internet. Ai gjithashtu premtoi të "fshinte" korrupsionin dhe "të ndjekë penalisht ata që vjedhin para ".

Nëse unë bëhem kryeministër i Irakut apo presidentit, atëherë gjëja e parë që unë do të bëj është të kërkoj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kërkojnë falje për të gjithë irakenët, për të kompensuar viktimat dhe për të mbajtur përgjegjësinë e ish-presidentit Xhorxh W. Bush.

Muntadhar al-Zaidi, ish gazetari që goditi me këpucë George Bush

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?