Politikë

Gazetari i kujton se që nga 2011 PD nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, Berishën e ‘mbyt’ kolla dhe detyrohet të pijë ujë (VIDEO)

21 Maj, 15:42| Përditesimi: 21 Maj, 15:47

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në konferencë për mediat, ku pretendoi se ato u manipuluan dhe vodhën nga qeveria, duke i cilësuar si një “farsë elektorale”.

Një nga momentet që ra në sy gjatë konferencës ishte pyetja që iu bë nga një prej gazetarëve të pranishëm se PD dhe opozita prej vitit 2011 nuk kishin fituar asnjë palë zgjedhje (kjo ishte humbja e 10-të radhazi).

Në këtë çast kreu i selisë blu fjala humbje i shkaktoi një kollë të fortë.

Pasi u kollit disa herë (ndoshta edhe për shkak të gjendjes shëndetësore, virozave të stinës dhe moshës), u detyrua që të pinte edhe ujë para se të përgjigjej duke kujtuar se “më 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por një farsë elektorale”, duke kujtuar 4500 aktivitetet me nuanca elektorale të qeverisë, si nga shpërblimi i pensionistëve, falja e gjobave, investimet dhe të tjerat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 21/05/2025 15:49

    Sa te ndrydhur gazetaret kur i drejtohen nje monstre te tille, kujdesen te perzgjedhin fjalet se mos i vrasin barkun kancerit te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?