Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Bota

Gazetari i New York Times: Donad Trump donte të hidhte bombë bërthamore në Korenë e Veriut

12 Janar 2023, 19:56| Përditesimi: 12 Janar 2023, 19:59

  • Share

Në një takim të mbajtur me dyer të mbyllura në vitin 2017, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Donald Trump ngriti mundësinë që një armë bërthamore mund të përdoret në Korenë e Veriut, sipas librit të gazetarit të New York Times, Michael Schmidt. 

Tensionet mes dy vendeve ishin të larta në atë kohë, dhe megjithëse Trump e paralajmëroi publikisht Kim Jong-un në shtator 2017 se do të shkatërronte vendin e tij, ai dukej se e kishte ndërmend këtë gjë, gjë që e trembi shefin e tij të atëhershëm të shtabit, John Kelly. Edhe pas dyerve të mbyllura asokohe, Trump foli sikur donte luftë me regjimin stalinist.

Kelly u përpoq të bindte presidentin me argumente pse kjo nuk do të funksiononte. 

“Do të ishte e vështirë të imagjinohej që ata të mos na drejtonin gishtin,” tha ai. 

Më pas, shefi i shtabit thirri udhëheqësit e lartë ushtarakë në Shtëpinë e Bardhë për të informuar Trump mbi pasojat katastrofike të një lufte të mundshme. Presidenti nuk ishte i shqetësuar se sa njerëz do të humbnin jetën në një përplasje të tillë.
 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?