Politikë

Gazetari i New York Times nxjerr blof Berishën: Akuza se Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin ndaj LaCivitas, gënjeshtër

21 Shkurt, 07:11| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:07

  • Share

Gazetari i njohur i New York Times, Kenneth P. Vogel, ka mohuar akuzat e Sali Berishës, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për artikullin mbi punësimin e Chris LaCivita nga Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetin X, Vogel e cilësoi këtë pretendim të pabazë, duke theksuar se as ai dhe as gazeta nuk janë paguar për këtë raportim.

Ende nuk dihet nëse gazetari do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Berishës, i cili vijon të jetë i ndaluar të hyjë në SHBA.

Çfarë deklaroi Berisha dje 

"Edi Rama është i shkallmuar. Është kryeministri më i damkosur në Europë. Si kukull e George Soros. Dy ditë më parë, vetë ose me të tjerë pagoi 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kozi: 21/02/2025 13:37

    Bufi nga Viçidoli eshte dobiç. Ai e ben me qellim, si shejtan-budallai i fshatit. I hakerrohet NY Times me shprese se do ta degjoj gomari/Trump. Ai vertet mendon se Trump mund ta shpetoj. Por ka veç nje shans, qe ti binde se eshte me filo rus se Trump, se eshte me filo nazist se Musk e kabali i Trump dhe se do te jete ne gjendje ta destabilizoje vendin, Kosoven e rajonin me shume se Putin.

    Përgjigju
  • Urgjente: 21/02/2025 09:11

    Shpejt mdledhim administratën ne protestë.

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/02/2025 08:10

    Po ku ka turp vemja komoniste hajduti kriminel malok Sali Bajga. Ky njeri ēshtē njeriu mē i flliqur nē gjith historin e kombit Shqiptar. Njē njeri wc publike e flliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?