KOSOVË- Për gazetarin në Kosovë, Berat Buzhala, i cili është i infektuar nga COVID-19, rreziku i këtij virusi nuk po neglizhohet nga ana e qytetarëve, teksa kërkon nga qeveria marrjen e masave më shtrënguese.
Ai bën një krahasim mes një episodi të tij së bashku me disa kushërinj kur ishte lufta në Kosovë dhe situatës në të cilën ndodhet vendi aktualisht, teksa e përshkruan me një fjali.
"Tanket janë në Kiev, ndërsa ne po pimë çaj", si për të treguar që rreziku sa vjen dhe po afron, por askush nuk e ka marrë seriozisht.
"Te dashtun shoke dhe shoqe, Me 25 mars te vitit 1999, nje dite pasiqe NATO pat fillu me sulme ndaj Serbise, me kujtohet, na, do kusheri, ia patem shtru çajit rus, anipse tenkat serbe na e dridhshin token nja 3 kilometra ma tutje, ne Kjeve. Ato aviteshin drejt nesh, e na i perzijshim çajat edhe ma tutje. Kemi ike ku koken kambet vec ne momentin kur kane kersite granatat e para mbi kulmat e shtepive tone.
Mbrame kam qene ne infektive deri vone (kjo informate eshte per juve qe po kerkoni qe jeta me u zhvillu normalisht) edhe situata atje eshte DRAMATIKE. Shtratin e nje personi te vdekur nje ore me pare e pushton nje tjeter qytetar i joni qe kerkon tretman urgjent. Qaj grusht i motrave dhe mjekeve qe gjenden ne vijen e pare te frontit po bejne perpjekje mbinjerezore qe se paku me i njofte krejt pacientat.
Na duhmi me e kuptu nje gja, e sa ma shpejt aq ma mire, ky vit eshte vit i humbun. Mos te krijojme iluzione. Ky eshte vit i mbijeteses e jo vit i krijimit te fitimit dhe vit i kenaqesise.
Qeveria duhet me qene RADIKALE NE MASA, kurse qytetaret duhet me qene lojal dhe te bindun ndaj vendimeve. Na duhet me qene solidar me njani tjetrin. A po don qe ti me pase dasem e kojshia yt vdekje? Eshte momenti i FUNDIT me e tejkalu veten, qe qeveria me e marre situaten nen kontroll, qe secili prej nesh me marre rol pozitiv, e jo me qene shkaktar ne degradim te gjendjes shendetesore. Tenkat jane ne Kjeve, e na jemi tuj pi çaj te rusit", shkruan Buzhala.
Për shkak të rasteve të reja që ka pasur ditën e fundit, Kosova ka rikthyer orën policore. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar sot masat e reja duke thënë se në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.
Vetem tragjeti shperndani. Pse nuk tregoni dhe ata q e kan kaluar edhe nuk kan ndiheras gje. Apo si do ti friksoni njerzit
Përgjigju