Kronikë

Gazetari i Report TV po raportonte 'Live', Hamallaj 'shkundet' nga tërmeti për herë të tretë

4 Korrik 2018, 14:27| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 15:43

  • Share

Katër tërmete goditën vendin tonë këtë të mërkurë, më i forti me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter dhe epiqendër zonën e Hamallajt e Gjirit të Lalzit. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, po raportonte ‘Live’ kur një tjetër tërmet, i treti në radhë, por me intensitet më të dobët, në orën 13:25 lëkundi fshatin Hamallaj, në Durrës. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë, me epiqendër 30 km në veriperëndim të Tiranës, në një thellësi prej 2 km.  

Banorët kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë të alarmuar. Sipas sizmiologëve, pas katër goditjeve të fuqishme, në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, më i forti 5.1 ballë i shkallës rihter, ka vijuar intensiteti i lëkundjeve sizmike, por me lëkundje të dobëta.  

Komento

Komente

  • Ami: 04/07/2018 14:48

    Shpi te vjetra po jan ndertuar ne kohen e xhaxhit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?