TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i është rikthyer sërish debatit që u krijua në rrjet pas një ‘alarmi’ që një gazetar ‘influencer’ ngriti mbi nivelin e nitratit në frutat e perimet e prodhuara nga bujqit tanë. Jo vetëm gazetari influence’, por edhe personazhe të tjerë në rrjete u shfaqen me aparatin kinez, të cilën e përdornin për të matur nitratin.
Me disa përgjigje të marra nga institucionet që merren me sigurinë ushqimore, ligjvënësi socialist iu përgjigjet sot ‘influencërve’, ndërsa këtyre të fundit iu thotë se kanë marrë disa para, pasi kjo e gjitha ka qenë një fushatë e sponsorizuar.
Braçe ka publikuar në Facebook përgjigjet që ka marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinare dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes se Tregut. Deputeti thekson se këto institucione theksojnë se nuk kanë certifikuar ndonjë aparat të tillë për përdorim masiv. Po ashtu, institucionet thonë se analiza e produkteve bujqësore e blegtorale bëhet në laboratorë të certifikuar mbi baza ligjore, rregullatorë e mbi baza të direktivave të BE.
“Ka qenë pjesë e një fushate të madhe kundër prodhimit vendas për të shitur ca lodra të poshtra kineze pa asnjë bazë shkencore e ligjore. Kanë përfshire prezantues, thotë njëri aty ky aparat qenka fantastik, ku keni qenë më parë. Okuliste, nutricioniste që thotë dhe më habit ‘do ia sugjeroj çdo pacienti dhe çdo konsumatori të biznesit tim’. Apo dietologë, thotë njëra këtu unë tani e përdor për krijimin e dietave ushqimore sepse nitrati është element shumë i dëmshëm dhe që duhet kontrolluar me çdo kusht. Apo aktorë të mëdhenj që janë futur në politikë që thonë që e zbulova rastësisht në internet. Këta janë paguar të gjithë për këtë fushatë. Kanë bërë dëm. Ndikimi i tyre ka qenë i tillë sa ka bërë dëm kolosal për bujqit”, shprehet Braçe.
Më tej, Braçe thekson se sipas përgjigjeve të marra, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur hetimet mbi këtë rast dhe se institucionet kanë evidentuar dy kompani që kanë tregtuar pajisje të tilla. Por në përgjigje, Braçe thotë se institucionet i kanë thënë se dy kompanitë e kanë pezulluar statusin e biznesit në QKB.
“Pse kur ky aparat paska siguri pse e kanë pezulluar aktivitetin, pse janë zhdukur, pse janë fshehur. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes se Tregut qartëson se po heton”, shprehet Braçe.
Për deputetin socialist e gjithë kjo histori nuk ka qenë gjë tjetër veçse një fushatë e paguar për të dëmtuar prodhimin vendas e ndërsa thekson se dëmet për bujqit kanë qenë kolosale. Por, Braçe ndalet edhe në shifra duke thënë se bujqit tanë kanë prodhuar e eksportuar 200.000 tonë fruta e perime, duke thënë se në ato vende nuk janë analizuar me lodrën kineze, por në laboratorë dhe janë konsumyar si produkte të shëndetshme.
“Shikoni, deri në fund të korrikut, bujqit tanë kanë prodhuar e eksportuar 200.000 tonë fruta e perime të freskëta me një vlere të faturuar 110.000.000 euro të prodhuara nga bujqit tanë, nuk është kthyer mbrapsht asgjë! Në ato vende fruta e perimet nuk analizohen me lodrën kineze. Të gjitha-kilogramë për kilogramë janë analizuar në laboratorë ekselence në vendet pritëse e të gjitha janë konsumuar në ato vende si produkte të shëndetshme!
Po atëherë c’ishte ky alarm histerik këtu. Për fat te keq po mësoj se ka qenë një fushate e paguar e blogereve e influencerëve-gazetare/e, prezantues/e, aktore/e, nutricioniste, dietologe. Për ca para kanë bërë një dëm kolosal ndaj bujqve, punës së tyre! Disa të paditur e disa që i kanë thënë “ik ….. shkollës, dijes e shkencës”, për ca para”, thekson Braçe.
Kësaj radhe Braçe nuk e ka përmendur me emër, por në postime të tjera deputeti i PS është shprehur se edhe pronari i Tregut Agro Ushqimor të Tiranës, Klodjan Allajbeu ka qenë pjesë e kësaj fushate propaganduese.
5 përgjigjet e publikuara nga Erion Braçe që ka marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinare, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes se Tregut; ja përgjigjet:
1. Asnjë nga këto institucione nuk ka certifikuar ndonjë aparat të tillë për përdorim masiv
2. Analiza e produkteve bujqësore e blegtorale bëhet në laboratorë të certifikuar mbi baza ligjore, rregullatorë e mbi baza të direktivave të BE.
3. Kjo pajisje jo vetëm qe nuk bën analize biologjike e kimike të produktit, por mbi te gjitha nuk është ndërtuar mbi bazë të ndonjë direktive të BE për këtë qëllim.
4. BE vetë, ka nivele maksimale të nitrateve vetëm për matricat: spinaq i freskët, spinaq i ngrirë, marule, marule e tipit iceberg, rucola dhe ushqim për fëmije me baze drithërash, bazuar në rregulloren e Komisionit Evropian; niveli i nitrateve të lejuara 2000-7000 mg no3/kg;
5. Institucionet kanë kërkuar dhe gjetur dy kompani që kanë tregtuar të tilla pajisje, por ato janë me status të pezulluar nga ato vete; po perse? Përse janë zhdukur e shfaqen veç në Instagram!
Pse nuk i publikoni komentet kundër këtij miut hajdut
PërgjigjuPrezentatori i "aparateve mbates se nivelit te nitrateve ne produkte" e qe ne gjuhen profesionale quhen kite te nitrateve eshte Blendi Fevziu??????.Valle si i zbuloj nivelin e nitrateve ne produktet bujqesore,kur nuk ka as nivelin minimal te profesionit as dijen minimale se cfar jane nitratet e pse kan normen limitare te prezences tyre ne produktet bujqesore ne treg? Nje shok i imi me tregoj dicka: ne se kur nje gjermani i thua dicka e ai nuk e din ,i drejtohet librave per te gjetur te verteten e asaj qe nuk e din,ndersa anglezi paguan per te ja sqaruar ate qe nuk din.Ndersa ne Shqiptaret jo vetem qe nuk dime,por perpiqemi te shpjegojme at qe nuk dime.Kjo eshte fatkeqesia e kombit tim!!!!!!!
PërgjigjuPo banje publike esht shqipria, gjithmon gjerat dalin ne drit mbasi kan ndodhur, po i zgjidhje ka , esht ajo qe te zhdukesh prej ktej
Përgjigju