Kam dy javë që lexoj për zhdukjen e Ervis Martinajt. Kam arritur në disa përfundime: Nëse ky personazh do kishte dashur të zhdukej duke krijuar mjegull publike, më mirë se gazetarët investigativë nuk do e ndihmonte askush.
Gazetarët investigativë më nxjerrin mallin e 1997 kur krijoheshin legjenda me dy-tre fjalë të dëgjuara aty-këtu, apo me të dhëna të ditura e zyrtare, por të ardhura me zbukurime të reja.
Për dy javë, me kaq shume sa kam lexuar, di akoma më pak se në fillim për këtë personazh kur dija vetëm se “merret me kompani bastesh dhe është i përfshirë në një ngjarje kriminale”.
Nuk di kush e ka mbështetur, si u përfshi në aktivitet kriminal, si nisi ngritja e tij, cila ishte kompania e tij e basteve, ku ishte qendra, si funksiononte grupi, a është arrestuar ndonjëherë, cilët janë grupet rivale, kush përfiton nga zhdukja e tij, nëse është e vërtetë perandoria miliona eurosh kujt i mbetet trashëgim, pas mbylljes së lojërave të fatit si funksiononte etj, etj, punë investigative dmth. Një shkrim shterues. Nëse këto kanë dalë, kërkoj ndjesë. Nëse i dinë, por janë të rrezikshme për t’u thënë…
Nuk ka gazetari investigative në fushën e krimit me “unë mendoj”, “më duket”, “ndoshta”, “disa e panë, po mund edhe të mos e kenë parë”, “na tha ai, që i kishte thënë ajo, që e dëgjoi kur blinte peshk”… këto vlejnë vetëm në fushën e politikës.
Ore, keto gazetaret mund edhe ti kuptoj deri me nji fare pike, se eshte zanati I tyre, te merren me bemat e ketyre lloj mbeturinave te shoqerise shqiptare nga vitet '90 e deri tani. Me keto lloj lajme mbajne familjen me buke keto gazetare, por harrojne ose me sakte I leverdisin te bejne show me lajme te tilla, keto lloj temash qe shikohen perdite neper media, jane JO EDUKUESE PER BREZAT. Keto pleherat qe vrasin dhe vriten, te merret shteti, gazetaria te merret me ekonomi, shkollim, shendetesi, kulture, sport, turizem, letersi, etj etj etj etj... Vetem keshtu BREZAT qe do vijne ne vend qe te marrin keto lloj modele kafshesh, te edukohen.
PërgjigjuKy eshte gazetari me palaco qe egziston pagohet nga krimi. Shperndan informacion te gabuar me dashje sipas interesave te grupeve kriminale. Biles ka fillu te vej edhe gjoba. Eshte bere si ajo gojorsja e escobarit
Përgjigju...me nje fjale, kazani vlon...
PërgjigjuGazetare?!? Gjobevenes ose gjobemarrs me mire ndryshon historia sipas zarfin mbushin njerzit me perralla
Përgjigju