Politikë

Gazetari në Kosovë: Vjosa dhe Albini përballë Edi Ramës janë si krimbi para shqiponjës! Presidentja sikur me qenë çika e Berishës

30 Prill 2021, 15:56| Përditesimi: 30 Prill 2021, 16:06

  • Share

Urimi i ftohtë dhe ‘harresa’ e Edi Ramës nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mesazhin e saj për zgjedhjet e 25 prillit, ka sjellë një reagim të ashpër të ish deputetët të Kosovës dhe njëherësh gazetarit Milaim Zeka, duke e quajtur atë dhe Albin Kurtin përballë Edi Ramës si “krimbat para Shqiponjës.”

Zeka shkruan se Vjosa Osmani është e mbushur me urrejtje dhe se të gjithë hapat në karrierën e saj politike i ka bërë duke sharë kundërshtarët, njësoj, shkruan Zeka, si të ishte ‘vajza’ e Sali Berishës.

“Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjën. Presidentja e vendit, unë po ia përmend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje. Është sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Është e ziere ne kazanin e urrejtjes.

Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.

Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend. Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.

Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes. Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante. Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke. Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti…”, shkruan Zeka.

Firoja e thellë e PS në zgjedhjet e 25 prillit solli urimet e thuajse të gjithë ndërkombëtarëve dhe të fundit që thyen heshtjen ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasuar nga urimi i Vjosa Osmanit. Të dy uruan të fundit, ndërkohë që janë të parët që flasin me nota patriotike dhe bashkim kombëtarë mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 30/04/2021 19:29

    Albini e Vjosa suxhuke Kosove.

    Përgjigju
  • Mira: 30/04/2021 19:24

    Vjosa dhe Albini, dy funderrina te kombit shqipetar !

    Përgjigju
  • Antishqipetaret: 30/04/2021 16:42

    Keta jane minj kanalesh (saliu, kurti dhe kjo qe turperon emrin e lumit vjosa). Me siguri paguhen nga ruset dhe serbet per te punuar kunder Shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove. Te kthehen balle lart Thaçi me shoket. Se ketyre krimbave kurt, osman, sales dhe bashes i desh qejfi ti tradhetonin dhe ti shisnin per llogari te serbeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?