Gazetari në Maqedoninë e Veriut për Report Tv: Kreu i BDI-së kërkon të krijohet një aleancë mes shqiptarëve

17 Korrik 2020, 19:44| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 20:18

  • Share

Pasi Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut vendosi kushtin se do të ketë koalicion me këdo por kryeministri të jetë shqiptar, gazetari Zekerija Mexhiti, tha se ai ka kërkuar të krijohet një aleancë mes shqiptarëve.

"Nuk dihet se si do të veprohet pas kushtit të vendosur nga BDI se qeveria formohet vetëm me propozimin e kandidatit shqiptar për kryeminstër. Kreu ka kërkuar një takim për të dakordësuar një aleancë, atë faktit kyç që pa një kryeministër shqiptar të mos pranohet formimi i qeverisë", tha Mexhiti.

Gazetari në Maqedoninë e Veriut në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se gjuha e dy liderëve politikë ka qenë shumë e ashpër gjatë procesit të zgjedhjeve.

"Ata nga partnerë u kthyen në armiq, duke përfunduar edhe në ofendime e sharje. Na presin vendime të vështira. Partitë e shqiptarëve kanë numrin më të madh të deputetëve dhe në opinionin maqedonas ka një zhgënjim të madh, pikëpamje negative në lidhje me këtë", tha Mexhiti.

Në Maqedoninë e Veriut, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pasi siguroi në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 15 deputetë, është shprehur se ka si kusht që kryeministër të jetë një shqiptar dhe ka thirrur në tryezë të gjitha partitë shqiptare të cilat në zgjedhje ishin fituesit e vërtetë.

BDI-ja e Ali Ahmetit siguroi 15 deputetë ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën siguroi 12 mandate parlamentare, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare do përfaqësohet nga vetëm një deputet. Me këto shifra duket se faktori shqiptar ka siguruar si kurrë më parë 29 mandate parlamentare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?