Foto e publikuar nga Berisha

Gazetari nxjerr bllof Berishën: Të falet o Doktor B*thka, ti nuk njeh as baxhanakun, jo më këta

17 Shkurt 2023, 19:07| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 19:17

  • Share

Sali Berisha vijon të denoncojë “kriminelin” Dorian Duçka, pavarësisht fotove të tij me të birin apo faktit se ai ka qenë zv.ministër i Ilir Metës.

Së fundmi, ndërsa ka postuar një foto, ai shkruan: Me Duçkën dhe kompaninë e tij kineze Olsi ka bizneset e familjes Rama! Në foton ku po hapen dokumentet, Dorian Duçka, në krye të tavolinës në garën që zhvillohej në Ministrinë e Ekonomisë ku kompania e tij kineze fitoi garën për zonën e lirë ekonomike në Spitallë”, teksa poston foton e mëposhtme.

Berishës i është përgjigjur gazetari Habjon Hasani: “Doktor Bythka, Ne krye te tavolines eshte kryetari i komisionit Alban Beqja. Djathtas tij eshte Gjergj Kosta, ish-shefi i kabinetit te Ilir Metes dhe ne kohen qe eshte shkrepur kjo foto ish-këshilltar i Arben Ahmetajt. Pa problem se te falet o Bythka, ti nuk njeh as baxhanakun, jo me keta”./ TemA

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?