Bardhok Lala

Gazetari që u masakrua nga SHIK-u i Berishës në 1997 dhe e hodhën për të vdekur: Historia dhe fotot pas 23 vjetësh

20 Qershor 2020, 18:25| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 18:31

  • Share

Bardhok Lala është një hero i gjallë. Gazetari i njohur i gazetës “Dita Informacion” u rrah barbarisht nga agjentë civilë të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitin 1997 dhe u mendua madje se nga plagët e marra kishte vdekur.

Por fati dhe Zoti e deshi që ai të shpëtonte. I hedhur nga një makinë pa targa, atë e gjeti të masakruar një fshatar i zonës afër Liqenit Artificial të Tiranës. Fshatari e strehoi dhe e mjekoi vetë dhe Bardhoku u kthye në jetë. Për ngjarjen e rëndë në atë kohë shkruajtën jo vetëm gazetat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.

Gjithçka rezultoi për shkak të shkrimeve që ai bënte si gazetar i kronikës së zezë, por që për disa oficerë të SHIK kjo ishte e barazvlershme me vdekjen.

Ishte koha kur gazetarët rriheshin, masakroheshin dhe vriteshin dhe nga kjo nuk shpëtoi dot as Bardhok Lala. Pas 23 vjetësh nga ajo ngjarje e rëndë Bardhok Lala gëzon shëndet të plotë edhe pse është i tërhequr nga media.

Në profilin e tij në facebook Bardhok Lala është shumë aktiv me statuse, mendime, analiza por edhe të dhëna nga jeta private. Ai shpesh publikon fotografi nga jeta e tij duke i shoqëruar me shkrime që lidhet me situatën që kalon vendi. Në një nga postimet e  fundit ai përshkruan vendlindjen e  tij e lidhur me kohën që ka kaluar.

Ja çfarë shkruan Lala:

“Koha ikën pa u kuptuar !! Mbyll sytë dua,të mos jetë kështu…!! Sa shpejt kaloi mijëvjeçari , kaluan 20 vite te shekullit 21 . Është një vizitë nga halli por malli më paska zënë , pushtuar për gjithçka dhe të gjithë. Për kodrat pa mbarim , malet krenare , për burimet pa ujë , për rrugët dhe shtigjet gjarpërushe ,për pyjet e shkatërruara , për ajrin qe s’ngopem . Si i paskan ndryshuar gjithçka?

Edhe stina është pranverë pa shije pranverore ! Kaq shumë !!?? Hap sytë dhe mbërrita në fshatin e lindjes . Si erdha??? Nga humbën 72 km rrugë me 591 kthesa që përshkuam me dy kushërinjtë e mi ??? Nejse vetëm një dëshirë kam për ty o lule trëndafili , lulëzofsh gjithmonë . Koha ikën pa u kuptuar apo jo o miqtë e mi ???”

Ata gazetarë, kolegë dhe miq që e kanë njohur dhe dëshirojnë të dinë më shumë për të, mund të shikojnë Bardhokun që kanë njohur afër një çerek shekulli më pare”.(Fjala)

*Titulli origjinal: A ju kujtohet gazetari Bardhok Lala që u masakrua nga SHIK-u në 1997? Historia dhe fotot pas 23 vjetësh

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 21/06/2020 13:23

    Po plaku Berisha prape i pa fajshem or eshte si kolegu Meta sot thone dine vetem punet e veta Terhiqini brenda mjaft me deshmi dhe vertetesi Kalbini dhe shembini gjithcka qe ndertuan duke vjedhur e plackitur Shqiperine e Shqipetaret

    Përgjigju
  • Dangellia: 20/06/2020 19:46

    Keshtu ishte kam qen 35vjecar ateher .....mos u ktheft kur ajo koh dhe ajo parti qe beri ate koh ....ka vetem nje emer PD-SALI....binomi me i uryer per shqiperin dhe kosoven.... kurrrrrrrrre me keta qelbesira

    Përgjigju
  • Jete me te Bukur ,,dhe tani me ndimen e Drejtesise..Ata Kriminele ,tregoju vendin..me anen e Ligjit..: 20/06/2020 19:09

    E trishtueshme,,por ky shyqyr Zoti me ndimen e atij fshatari qe Zoti ate e ndimofte,,dhe kete Gazetare te pafajshem..Tani mbasi Ju jepet mundesia ,te veni para Drejtesise ata Kriminele qe vune dore mbi Juve.. Zoti te ndimofte..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?