Gazetari Qyno: Tre faktorët që bënë presion në çështjen 'Tahiri'! Në rigjykim, KLGJ duhet të caktojë të tjerë gjyqtarë (VIDEO)

26 Qershor 2020, 22:22| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 23:02

  • Share

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe riktheu çështjen për gjykim. Por gazetari i Report TV, Elton Qyno në studion e emisionit "Pa Protokoll" tha se janë tre faktorë që kanë ndikuar në këtë proces. Sipas tij janë faktori politik, mediatik dhe ndërkombëtar. Ai u shpreh se e gjithë ajo që po ndodh me Saimir Tahirin është përpjekje për ta lënë mënjanë nga politika.

"Presioni ka ardhur jo vetëm nga politika në këtë çështje, por edhe nga ndërkombëtarët dhe media. Janë tre faktorë që kanë ushtruar presion në këtë çështje. Ne çdo seancë kemi faktorin ndërkombëtar që ndjekin këtë proces gjyqësor. Nuk është ndonjë gjë jo e ligjshme për të ndjekur një gjyq, por prezenca e tyre është presion për një gjyqtar, për një prokuror, por edhe për të pandehurin. Nga ana tjetër shumë ujëra lëvizin nën rrogoz sa i përket politikës shqiptare, ku nëse do të kishim sot një vendim do të ndaheshe shapi nga sheqeri sa i përket ecurisë dhe për ambicien e zotit Tahirit në politike. Kjo është një përpjekje për ta lënë mënjanë ose jashtë nga politika. Zgjatja e afateve me 2 apo 3 vite që do të ketë procesi është një kohë e gjatë. Kjo kohë shërben për të rilindur figura të tjera në PS dhe mbajtja e këtij begraundi kriminal që i është adresuar këtij personi i ka lënë një njollë të madhe", tha gazetari Qyno.  

Pavarësisht se çështja "Tahiri" do të rigjykohet sërish, një element që përmendi gazetari Qyno është fakti që KLGJ do të duhet të caktojë të tjerë gjyqtarë, pasi ata që janë shprehur më parë për Tahirin nuk kanë të drejtë të shprehen përsëri.

"Sot nuk ka qenë shumë i qetë, sepse ai realisht roiste një vendim qoftë pafajësie qoftë dënimi. Ky vendim i ka prishur shumë plane dhe qëllime. Fliste me emocion, disi i përlotur dhe tregon që drejtësia në Shqipëri është një drejtësi i vonuar dhe e mohuar dhe në kushtet kur i bëhet këtij personi, imagjoni  çfarë mund të bëhet me qytetarët e thjesht.  Pavarësisht se çështja u kthye në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë  do të jetë problem sa i përket gjykimit të kësaj çështje pasi nuk ka gjyqtarë. Pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë gjyqtarë që e kanë gjykuar njëherë këtë çështje dhe nuk mund të shprehesh sërish me një vendim të njëjtë apo të kundër për të njëjtën çështje. Do të duhet që KLGJ duhet të përcaktojë gjyqtarë të tjerë", tha Qyno.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti: 27/06/2020 09:06

    Duhet të ishte gjykuar e dënuar në shkallen e pare për ato vepra penale që ështe akuzuar nga Prokuroria dhe Nderkombetaret, dhe jo per shpërdorim detyre, " me kusht"....

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 27/06/2020 07:54

    Te qenurit politikan, pra pjesmarres aktiv ne jeten politike,nuk do te thote te jesh domosdo deputet, drejtues partie,minister. Askush nuk e privon nga e drejta per te qene aktiv ne jeten politike.madje kur je i lire i shpreh mendimet pa tutele. Mjafton qe ato te je ne te verteta dhe te argumentuara.tani per tahirin ka ardhe kohe te beje politike hapur,te forte. Sepse ka shkuar atje ku nuk mban me. Ne vend te denohej ata qe organizuan,ndertuan dhe bene pakt politik me lazaratit,denohej ata qe shkaterruan lazaratit.jane pikerisht keta qe mbajne ne tutele drejtesine.amerika,thote dikush.po saliun kush e pruri dhe e mbron, noc rroku?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?